Mitrovicë, serbët zhbllokojnë rrugën
Prishtinë- Leposaviç
Serbët lokalë kanë larguar përkohësisht nga rruga mjetet që i kishin vendosur, në shenjë proteste ndaj arrestimit të dy bashkëkombësve të tyre. Ata kanë marrë vendimin për zhbllokim pas lirimit të Sllobodan Repiçit, por kanë kërkuar të lirohet edhe Zharko Veselinoviçi.
MITROVICË - Rruga kryesore Prishtinë – Leposaviç, e cila ishte bllokuar në Rudar, në veri të Mitrovicës, është zhbllokuar për qarkullimin të mërkurën pas orës 20.
Siç bën të ditur 'Koha Ditore", serbët lokalë kanë larguar përkohësisht nga rruga mjetet që i kishin vendosur, në shenjë proteste ndaj arrestimit të dy bashkëkombësve të tyre. Protestuesit e kanë marrë vendimin për zhbllokim pas lirimit nga arresti të Sllobodan Repiçit, por kanë kërkuar që të lirohet edhe Zharko Veselinoviçi, të cilit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Përndryshe, ata janë kërcënuar se do të bllokojnë përsëri qarkullimin në rrugë, madje jo vetëm në Rudar, por në të katër komunat me shumicë serbe në veri: Leposaviç, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë të veriut.
Në kumtesën e nënshkruar nga nënkryetari i komunës paralele të Zveçanit, Dragisha Milloviq, thuhet se serbët e veriut të Kosovës do të vendosin përsëri barrikada dhe do të protestojnë paqësisht në rast se përsëritet praktika e “arrestimit të pabazë” të tyre.
Në kumtesë u adresohen falënderime edhe përfaqësuesve të UNMIK-ut, KFOR-it dhe EULEX-it për, siç thuhet, “kontributin e dhënë për mbajtjen nën kontroll të situatës së sigurisë”.
Veselinoviqi dhe Repiqi ishin arrestuar të premten, në Rudar, nga Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës, në bazë të dyshimit se kanë marrë pjesë në tentimin e vrasjes së zëvendës-drejtorit të Zyrës Administrative të Kosovës në Mitrovicë, në dhjetor të vitit të kaluar.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4462
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Në këtë 4-vjeçar pres zgjidhje! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32
-
Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime
15 Janar, 20:26