Presidentja Atifete Jahjaga po zhvillon sot takime me drejtues të strukturave të sigurisë më qëllim të koordinimit të veprimeve institucionale pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit ku mbeti i vrarë 38 vjeqari Selver Haradinaj. 

Këshilltari për media i presidentes, Arbër Vllahiu tha se presidentja po i zhvillon këto takime në kuadër të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore në përpjekje për të bashkërendurar veprimet institucionale. Presidentja Jahjaga ka takuar sot ministrin e brendshëm Bajram Rexhepin, drejtorin e Agjensisë së Intelegjencës, Bashkim Smakajn ndërsa në orët e pasdites ajo do të takohet edhe me zyrtarë të EULEX-it.

Ndërsa në një takim me serbët në qytetin e Shtërpcës, afër Brezovices, presidentja Jahjaga tha “Ne duhet që së bashku ta kundërshtojmë dhunën që po shkatërron të ardhmen dhe zhvillimin tonë. Ngjarjet e fundjavës që lamë pas në Mitrovicë, që morën jetën e një qytetari të Kosovës dhe lënduan familjen e tij, janë të papranueshme”.

/rg/shqiptarja.com/