/ATSH/-Të 57 minatorët e "Trepçës" në minierën e Stantërgut, në rajonin e Mitrovicës, kanë dalë nga ngujimi në horizontet e nëntokës deri rreth 700 metra thellësi ku kishin mbetur për shkak të defektit të liftit dje në mesditë.

Nxjerrja e tyre në grupe të vogla me liftin që bartë xehen, që ka zgjatur rreth katër orë, ka përfunduar pas mesnatës.

Drejtuesit e minierës kanë deklaruar se ngujimi nga defekti i liftit të minatorëve ndodhi shkaku i teknologjisë së vjetruar. Bëhet e ditur se, minatorët në vendet e tyre të punës  ndodheshin në pesë horizonte të minierës, nga i shtati deri në të njëmbëdhjetin.