Iniciativa "Ta pastrojmë Kosovën" ka mbajtur të premten aksionin për pastrimin e mbeturinave në bregun e lumit Ibër, në Mitrovicë.
Sipas KosovaPress, në këtë aksion kanë marrë pjesë 50 vullnetarë, ndërsa aksionit i janë bashkëngjitur edhe ekipi "Ta pastrojmë Mitrovicën", Qendra Rinore "Diakonia", si dhe ndërmarrja e pastrimit "Uniteti".
Po ashtu, pjesëmarrës të aksionit të sotëm ishin Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës dhe këngëtari Labinot Tahiri.
Aksione të tilla, iniciativa "Ta pastrojmë Kosovën" do të zhvillojë edhe në qytetet e tjera të Kosovës, deri në aksionin e madh në nivel vendi, më 22 maj.
Deri më tani janë evidentuar mbi 500 vendgrumbullime ilegale të mbeturinave./atsh/
/Shqiptarja.com