Mitsotakis akuzohet për thyerjen e rregullave Covid-19, kapet pa maskë e pa distancim social

Mitsotakis akuzohet për thyerjen e rregullave Covid-19, kapet pa maskë e pa distancim social

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis me rreth të kuq duke pozuar me disa persona

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është vënë nën kritika për shkeljen e qartë të rregullave anti-covid të vendosura nga qeveria e tij, e cila vetëm ditën e sotme vendosi shtyrje të mbylljes së pikës kufitare të Kapshticës deri më 14 dhjetor, pais vendoi po përballet me shifra të larta infektimesh.

Të martën, mediat greke, publikuan një foto të  Mitsotakis dhe gruas së tij Mareva teksa ishin me pushime duke pozuar me njerëz në krah, pa maska dhe pa asnjë lloj distancimi.

Në foto asnjë nga personat nuk mban maskë dhe nuk respekton rregullat e distancimit shoqëror.

Grekët aktualisht lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për të shkuar në punë, për të blerë gjëra të domosdoshme, për t’u vizituar te mjeku ose për t’u takuar afër shtëpisë së tyre dhe në grupe jo më shumë se tre persona. Shkelësit e rregullave gjobiten me 300 euro dhe këtë fundjavë policia vendosi rreth 780,000 euro gjoba për gati 3,000 shkelje.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet

Ylli Pata: Arsyet pse SHBA i rikujtoi Sali Berishës sanksionet