Mitsotakis: BE të përshpejtojë procedurat për aprovimin e vaksinës AstraZeneca dhe kompanive të tjera

Mitsotakis: BE të përshpejtojë procedurat për aprovimin e vaksinës AstraZeneca dhe kompanive të tjera

Kyriakos Mitsotakis gjatë takimit virtual

GREQIA- Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ditën e sotme ka marrë pjesë në telekonferencën e drejtuesve të vendeve të Grupit të Menaxhimit COVID-19 të vendeve të BE-së.

Udhëheqësit gjatë takimit kanë shkëmbyer mendime mbi situatën e epidemiologjike, si edhe për fushatat e vaksinimit të qytetarëve.

“BE duhet të procedojë sa më shpejt të jetë e mundur, në lidhje me miratimin e vaksinës anti-COVID AstraZeneca dhe kompanive të tjera”, ka theksuar kryeministri grek gjatë takimit.

Pjesëmarrësit evropianë gjithashtu ndanë shqetësimin e tyre në lidhje me disponueshmërinë e ulët të vaksinave në këtë fazë dhe theksuan se Evropa duhet të marri masa sa më shpejt.

Gjatë takimit është folur edhe lidhur me kërkesën e Mitsotakis lidhur me krijimin e një certifikatë vaksinimi, i cili do të shërbejë si një mjet prove për qytetarët të cilët kanë kryer vaksinën, në mënyrë që lëvizja brenda BE-së të bëhet më e lehtë.

Ditën e sotme kryeministri grek mori dozën e dytë të vaksinës anti-COVID.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë