TIRANË- Më datë 22 dhjetor pritet që kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis të kthehet sërish në Shqipëri, për t’u ndalur në jug të vendit, kryesisht Himarë, Finiq dhe Dropull.

Gazetari i Report Tv, Ermal Qori, raporton se Mitsotakis mbërrin në Himarë rreth orës 09:30 të mëngjesit të së enjtes. Sipas axhendës, do të ketë takime me qytetarët e minoritetit greke në këto zona si dhe vizita në shkollë dhe kishën e fshatit. Në disa prej këtyre takimeve Mitsotakis pritet  të shoqërohet nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Mitsotakis e kishte planifikuar këtë vizitë që në datën 6 dhjetor, atëherë kur u mbajt edhe Samiti BE-Ballkani Perëndimor, por vizita u anulua. Ajo që u bë publike përmes një njoftimi në Tëitter të ambasadës greke bëhet me dije se vizita është shtyrë për shkak se fluturimi me helikopter nuk është i mundur për shkak të kushteve atmosferike.

Ndërkohë, nesër pritet të vijë në Tiranë edhe ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias. Ai do të zhvillojë një takim me homologen e tij, Olta Xhaçka. Ky është takimi i dytë brenda pak kohësh, pas atij në Greqi, ku palët kanë diskutuan në parim edhe për dërgimin e çështjes së detit në Gjykatën e Hagës.