Mitsotakis në Berlin premton reforma dhe plane më të buta kursimesh

Mitsotakis në Berlin premton reforma dhe plane më të buta kursimesh

Suksesi i parë i Kyriakos Mitsotakisit ishte fitorja në zgjedhje në korrrik dhe marrja e pushtetit me shumicë absolute, që është hera e parë me kët rezultat që pas shpërthimit të krizës së borxheve në vitin 2009.

Në javët e para në pushtet kryeministri i ri konservator ka arritur të dëshmojë prezencë.

Por a kanë mbetur dyshimet ndaj bankave greke?

Mitsotakis pohon se klientët nuk kanë nevojë të tërheqin paratë e tyre nga bankat me 1 shtator. Ndërkohë që Mitsotakis ka ndërprerë pushimet dhe ka shkuar tek zjarret në male për t'u njohur me gjendjen në vendngjarje.

Kryeministri i ri ka premtuar në radhë të parë se do të kontrollojë qarkullimin e kapitalit në banka.

Me 2015 qeveria e mëparshme e kryeministrit majtist Alexis Tsipras ka futur kufizime në tërheqjen e parave, për të mbrojtur bankat vendase nga kapitali i jashtëm.

Masat janë zbutur ndërkohë dhe në fillim të vitit 2019 ministri i Financave Eucleid Tsakalotos premtoi mundësinë e heqjes së plotë të kontrollit.

Tani Tsakalotos mendon se veprimi i Mitsotakisit është i drejtë, por vetëm hapi i fundit që ka të bëjë me planet financiare. Zëdhënsi i Ministrisë së Financave reagoi menjëherë me fjalët se majtistët nuk duhet të luajnë rolin e shpëtimtarit. "Të dyja palët kanë nga pak të drejtë", thotë për DW, Jorgos Tzogopoulos, publicist dhe docent për marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai pranon se qeveria e majtë ka arritur në vitin 2015 të rikthehet në politikën realiste, gjë që ka efekte pozitive edhe sot. Nga ana tjetër, pas fitores së konservatorëve kanë rënë çmimet e bonove të thesarit në nivelin më të ulët, që do të thotë se tregu i beson konservatorëve.

Çështja e borxheve

Vetëm pak pas nisjes për Berlin, kryeministri i ri mbatjti një konsultim urgjent me ministrat e vet. Më së shumti u bisedua për ligjin e investimeve dhe reformat e përgjithshme. Mitsotakis do të angazhohet për lehtësime në borxhe. Gjatë fushatës ai ka premtuar një rritje ekonomike prej 4% në vit, që do ta lehtësonte edhe pozitën e kursimeve të përcaktuara.

E vërtetë?

"Nuk e besoj se partnerët evropianë do t'i përgjigjen pozitivisht qeverisë greke", thotë ekonomisti Kostas Stoupas, në bisedë me DW. Mitsotakis dëshiron që me reforma të mundësojë uljen e kursimeve në dy vitet e ardhshme. Ministri i Financave Christos Staikouras deklaroi të mërkurën për gazetën Handelsblatt:. Kjo qeveri i ka pranuar detyrimet që ka marrë vendi ynë. Premtimet do të realizohen".

Megjithë kursimet e rrepta, Mitsotakis pretendon rritjen e konsumit. Ai ka përgatitur edhe reforma të caktuara në këtë drejtim, që parashikojnë uljen e dukshme të tatimeve për personat që nuk fitojnë shumë. Duket se financimi është i mundur, sepse qeveria e mëparshme ka lënë në arka një rezervë prej 35 miliardë euro.

Paralajmërimet e Syriza

Por në një pikë, partia e majtë SYRIZA nuk i kursen kritikat: Mitsotakis prezantohet me dëshirë si një politikan i Law-and-Order (Ligjit dhe rendit). Këtë e kanë dëshmuar policët grekë gjatë një ndërhyrje në qendër të Athinës kundër aotonomëve Exarcheia. Gjatë këtij aksioni u kontrolluan familje të tëra që kanë jetuar atje. "Aksioni kundër fëmijëve me forca të blinduara policore është turp për demokracinë", thotë një zëdhënës i Syriza.

Tsipras tërheq vëmendjen ndaj aksioneve të të djathtëve në vend. Ai pohon madje, se Mitsotakisi është në nivel të njëjtë me ekstremistët e djathtë në Greqi. Këtë e dëshmon edhe fakti se një person si Makis Voridis, themelues i dikurshëm i grupeve nacionaliste, tani është ndër njerëzit e tij.

Eksperti Tzogopoulos pohon, se kryeministri i ri angazhohet për më shumë siguri, por kjo nuk do të thotë se ai ndjek një politikë të ekstremizmit të djathtë. Këtë e provon, sipas tij, vizita e ministrit të Bujqësisë Voridis Reue në muzeun hebre, ku ai ka kërkuar falje për deklarimet e tij të mëparshme antisemitiste.

 

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja