'Miushka josh Miushin me veshjen'/ Adelina Mamaqi thirrje Ministrisë së Arsimit: Të kontrollohen librat për fëmijë

Miushka shkoi në dyqan dhe bleu një fjongo të bukur. U mendua gjatë dhe mendoi ta lidhte fjongon në bishtin e saj. Nga dyqani në shtëpi e ndjeu se rrugës po e shihnin andej-këtej.... E kënaqur, Miushka u ul në shkallët e shtëpisë. Përtej gardhit ishte shfaqur Miushi dhe Miushka nuk po u besonte syve. Në Mbretërinë e Minjve, miushkat e kishin ëndërr të qëndronin pranë tij. Miushi u ul pranë Miushkës me fjongo në bisht dhe bashkë çuçuritën gjatë... 
Dhe u martuan
…!”

Gazetari: “Çfarë edukon ky tregim në të vërtetë?”
Adelina Mamaqi: Çedukon, nuk edukon. Vetëm çedukon!...

Shkrimtarja e njohur e letërsisë për fëmijë, bënë thirrje që institucionet e Ministrisë së Arsimit e të Kulturës që të ushtrojnë kontroll mbi tekstet e letërsisë për fëmijë. 

“Jo nuk do t’ua këshilloja prindërve, do t’ia këshilloja Ministrisë së Kulturës, Arsimit. Që atje fillon. Propaganda që bëhet, dhe jo vetëm propaganda, por sa ndihmë i jepet letërsisë për fëmijë, se ne kemi shkrime, krijime shumë më të bukura dhe domethënëse. Lexoj libra kot, me aventura dhe gjëra pa kuptim. Kurse këtu ke libra që edhe edukojnë.”, tha Adelina Mamaqi ndër të tjera në një intervistë të zgjeruar për Report TV.  

Letërsia që u shitet fëmijëve nuk ndihmon edukimin e psikologjik e didaktik. 

“Psikologjia dhe didaktika, ato ishin ingridienti i një brumi. Edhe botuesit edhe libraritë, i kanë mbytur përkthimet. I kanë mbytur përkthimet! Botuesit e kanë shumë kollaj. Botojnë me 1000 lekë (te vjetra) dhe prindërit nuk e kanë ndoshta dhe atë kulturën që të dinë të zgjedhin, shkojnë e marrin ata libra që kushton 1000 lekë , por çfarë u jep. Ata tërhiqen nga ilustrimet s ilustrimet janë të bukura. Dhe letërsia e mirëfilltë shqiptare, shqip ka ngelur parapa dore”, tha shkrimtarja Adelina Mamaqi. 

Ndërsa për përdorimin e gjuhës shqipe Adelina Mamaqi shprehet se: “Ka shumë, shumë gabime. Nuk ka redaktorë të mirë, nuk ka korrektorë të mirë.”  Shkrimtarja e njohur për fëmijë Adelina Mamaqi prej më shumë se 30 vjetësh boton tregime, fabula dhe përralla për fëmijë, disa prej tyre janë “Bubi i Vogël”, “Orizi i Milingonave”, “Goni trazovacci”, “Mësoi Adi shkronjën A”, e të tjera. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ariz: 09/11/2019 19:53

    Burdello Shqipëtare...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja