TIRANE- Mbi 200 mijë civilë raportohen të jenë larguar nga Alepo, ku vazhdon ofensiva mes forcave kryengritëse rebele dhe forcave qeveritare. Ky është lajmi i fundit që vjen nga Siria e largët, që prej marsit të 2011, kur nisi konflikti, numëron 20 mijë viktima, dhe ku jetojnë 5 mijë shqiptarë.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë informon bëhet fjalë për shqiptarë që jetojnë prej shumë vitesh, janë integruar atje dhe kanë marrë shtetësi siriane.
Ministria e Jashtme thotë se që kur ka nisur konflikti në Siri, është mbajtur kontakt i vazhdueshëm mes ambasadës shqiptare në Egjipt, (sepse në Siri Shqipëria nuk ka ambasadë) për tu informuar për shqiptarët që jetojnë atje.
"Kemi vendosur dhe numrat e kontaktit për shqiptarët apo kosovarët që jetojnë atje të kontaktojë me ambasadën tonë në Egjipt, në rast nevoje. Kjo është bërë që kur nisi konflikti. Edhe Drejtoria jonë konsullore po ndjek situatën, por për momentin asnjë shqiptar atje, nuk jeton në zonat ku ka shpërthyer lufta"- informon për redaksinë online të Shqiptarja.com Eva Kushova, këshilltare pranë kësaj ministrie.
MYFTIU I KOSOVES: JANE NE MESHIRE TE FATIT
Ndërkohë që Kryemyftiu i Kosovës, Naim Tërnava në një intervistë për gazetën “Presheva Jonë” ka thënë se janë mbi 10 mijë shqiptarë nga Shqipëria e Kosova që jetojnë në Damask dhe lëshoi akuza të ashpra ndaj Prishtinës e Tiranës se i ka lënë në mëshirë të fatit.
“Shfrytëzoj rastin që ta theksoj një informacion mjaftë të rëndësishëm, me të cilin shumë pak merren mediat tona, por edhe qeveria jonë: sot në Damask gjenden mijëra e mijëra shqiptarë të pambrojtur”, ka thënë myftiu Tërnava për “Presheva Jonë”, citojnë disa media kosovare, përfshi dhe "Bota sot"
“Në Damask kemi lagjen ‘Muhaxheria’ e pastaj atë të ‘arnautëve’ të cilat janë të mbushura plotë e përplot me shqiptarë të ikur nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia”, ka thënë myftiu Tërnava.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Rebelët parakalojnë me tanket qeveritare