Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, thotë se koha e lajkave ndaj Presidentit amerikan Donald Trump "ka mbaruar".
Sipas mediave të huaja, Rasmussen vijoi më tej duke thënë se tani është e nevojshme një "përgjigje më të vendosur" nga Evropa.
Rasmussen, i cili është gjithashtu ish-kryeministër danez, i tha BBC-së se nëse Trump zbaton tarifat shtesë për tetë vende evropiane, duhet të hyjnë në fuqi tarifa hakmarrëse nga BE, pasi sipas tij "Trump respekton vetëm forcën".
Po ashtu Rasmussen i tha BBC-së se NATO nuk do të mbijetonte nëse Trump do ta zbatonte kërcënimin e tij për të pushtuar Groenlandën.
"Ka ardhur koha të ngrihemi kundër Trumpit", shtoi ai. Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit, shtetet europiane kanë kundërshtuar ashpër planet e Trump për tarifa të larta doganore ndaj vendeve të Unionit dhe deklaratat e Presidentit amerikan për aneksimin e Groenlandës.
Lajmi kryesor:
‘Përçarja mes dy kontinenteve’, si po e hedh në erë Trump aleancën SHBA-Evropë
Komente









