"Mjaft" zbulon gënjeshtrat
e Qeverisë dhe të ministrive

e Qeverisë dhe të ministrive">
TIRANE- Organizata Mjaft prezanton dy studime voluminoze mbi punën e Qeverisë shqiptare me buxhetin nga viti 2006 deri në 2010 si dhe punën dhe transparencën e ministrive ashtu siç ua kërkon ligji. Përfundimet janë jo dhe aq të papritura për publikun e gjërë, por konstatimi dhe puna skrupuloze e bërë nga “Mjaft” përmes programit Unë Votoj, lë pa fjalë këdo që sheh si si punojnë pushtetarët shqiptarë. Sa i takon buxhetit, del qartë se Qeveria shqiptare ka punuar vetëm në një linjë: të bëjë premtime të parealizueshme nga cilado qeveri të ishte. Pra thjeshtë premtime irreale. Ndërsa sa i takon Ministrive, në shumicën e rasteve ato nuk kanë qenë të gatshme t’I përgjigjen kërkesave të përfaqësuesve të Mjaft për të bërë transparente veprimet e kryera nga Ministritë, të cilat janë të detyruara t’I bëjnë publike në bazë të ligjit.

MINISTRITE MUNGESE TRANSPARENCE
“Megjithatë ajo çka vlen për tu përmendur si veçori e përbashkët për të dy vitet, - thuhet në studimin e Mjaft - është mungesa e dukshme e gatishmërisë së disa ministrive për të ndihmuar në realizmin e këtij Publikimi, duke mos ofruar Planin e Integruar, në mungesë të së cilit ka mbetur pa u pasqyruar një pjesë e veprimtarisë ligjore të disa ministrive. Kërkesat për marrjen e këtij dokumenti, hartimi dhe raportimi i të cilit është detyrim ligjor i Ministrive që prej vitit 2007, kanë qenë për vitin 2009 vetëm kërkesa zyrtare 1 drejtuar njëkohëshit Ministrive të Linjës dhe Këshillit të Ministrave, i cili është edhe autoriteti ligjor përgjegjës për miratimin e këtyre planeve. Gjatë vitit 2009, 4 prej Planeve të Ministrive janë vënë në dispozicion si përgjigje ndaj kërkesave zyrtare të drejtuara në emër të Lëvizjes Mjaft!, dhe 3 prej tyre janë aksesuar në faqet zyrtare të Ministrive. Ndërkohë gjatë vitit 2010, 6 Planet e Integruara nga 15 Ministri gjithsej, janë përfshirë në këtë raport monitorimi si rezultat i aksesimit të të tyre nga faqet zyrtare të Ministrive dhe Këshillit të Ministrave”

KONKLUZIONE PER MONITORIMIN E BUXHETIT
* Realizimi faktik i buxhetit të shtetit për vitin 2010 është krejt i ndryshëm nga programi i qeverisë, gjë që më shumë se sa mospërmbushje e premtimeve mund të interpretohet si premtime jorealiste, të cilat asnjë qeveri nuk mund t’i përmbushë.
* Buxheti i shtetit është nën rrezik konstant për rritje të deficitit dhe borxhit publik për shkak të parashikimeve më tepër optimiste se sa është e logjikshme nga ana e qeverisë.
* Kriza ekonomike dhe financiare botërore ka sjellë uljen e normave të rritjes ekonomike të Shqipërisë, gjë që duhet të sjellë një ndryshim thelbësor të popullatës mbi atë çfarë është e mundshme në terma makroekonomikë. Premtime të tilla si rritja e pagave dhe pensioneve me mbi 10 për qind, në kushtet kur rritja ekonomike pritet të jetë rreth 4 për qind për të ardhmen e afërt, janë sot shumë larg realitetit.

* Qeveria shqiptare nuk e përdor kodin e praktikave të mira buxhetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

* Mënyra e analizimit të kostove dhe përfitimeve nga ndryshimet në legjislacion është shumë larg praktikave më të mira.

* Hapësira kushtetuese që i jep mundësi qeverisë të marrë vendime me fuqinë e ligjit (akte normative) po kthehet në një hapësirë spekulimi të vazhdueshëm nga ana e qeverisë, me të cilën shmanget miratimi i ligjeve sipas mënyrës së zakonshme, shmanget debati mbi to dhe mbi të gjitha, përdoret për çështje të cilat nuk mbartin urgjencën e nevojshme për të justifikuar ndërmarrjen e një akti normativ.

* Efikasiteti i përdorimit të mekanizmit të borxhit publik dhe efekteve të borxhit në ekonomi është tërësisht i pashpjeguar.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës e mbyllur, Kristaq Kume në Report Tv: Pazar që drejtuesit e partive të mos humbasin fuqinë

1/3 e listës e mbyllur, Kristaq Kume në Report Tv: Pazar që drejtuesit e partive të mos humbasin fuqinë