Një supergol i Frederico Dimarco-s i ka mjaftuar Interit të marrë tre pikët në javën e 5 të Seria A kundër Empolit. Edhe pse ne letër ishte një ndeshje e lehtë për zikaltërit, e pati shumë të vështirë në transfertën kundër ekipit që zbriti tre titullar shqiptar në fushë. Etrit Berisha, Ardian Ismajli dhe Steven Shpendi 90 minutat kundër Interit i mbyllën me rezultatin 0-1.
Për rrjedhojë Interi vijon me pikë të plota pas 5 javësh kampionat, ndërsa Empoli ende s’e ka shijuar pikën e parë për këtë sezon. Vetëm një javë më parë u mposhtën në Romë me rezultatin e frikshëm 7-0 nga skuadra e Mourinho-s.