TIRANE – Çfarë tjetër është bukuria veçse një çështje simetrie dhe harmonie? Është nga kjo e vërtetë që nis shpjegimi i shprehjes angleze beer goggles, ose thënë ndryshe “syzet e birrës”, për të nënkuptuar atë pamjen e turbullt që bën që gjithçka të na duket më e bukur pas disa gllënkash alkool. Shpesh lidhet me imazhin e mashkullit të dehur por këto syze të deformuara gjenden më shumë tek femrat dhe tani është zbuluar shkencërisht shkaku.

Siç shpjegon një studim i kryer kohët e fundit në Britani, alkooli është fajtori që na bën të mos dallojmë mungesën e simetrisë, pra që na bën që gjithçka të na duket e bukur. Sipas kërkuesve të Roehampton University, pasi kanë pirë disa gota njerëzit kanë tendencën t’i gjykojnë si më të bukur personat e seksit tjetër.

Ekspertët këshillojnë që të mos u besojmë shumë shijeve tona mbi njerëzit që kemi njohur në situata kur e kemi tepruar me alkoolin, përndryshe rreziku është që të zgjohemi të nesërmen në mëngjes pranë një fytyre të shëmtuar por që e mbanim mend të bukur.

(im/shqiptarja.com)