Policia Rrugore e Kukësit i ka bërë apel të gjithë qytetarëve që lëvizin në segmentin rrugor Tuneli i Kalimashit-Morinë të ecin me kujdes për shkak të prezencës së mjegullës.
Përmes një njoftimi zyrtar, shërbimet e policisë theksojnë se shoferët mos të kalojnë normat e shpejtësisë dhe të zbatojnë udhëzimet e efektivëve.
“Për shkak të prezencës së mjegullës në Rrugën e Kombit, segmenti Tuneli i Kalimashit–Morinë, ku shikueshmëria është e reduktuar, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të zbatojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë
Shërbimet e Policisë së Njësisë për Sigurisë Rrugore në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Kukës, ndodhen në terren për monitorimin e qarkullimit dhe për t’ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve”, thuhet në njoftim.
Komente









