Mjekët japin alarmin. Kujdes me
përdorimin e letrës së aluminit 

Mjekët japin alarmin. Kujdes me<br />përdorimin e letrës së aluminit 
Vetë organizmi i njeriut prodhon sasi të vogla metalesh që janë të nevojshme për të, por problem qëndron tek personat që e përdorin shpesh letrën e aluminit në mbështjeljen e ushqimit të tyre.

Letra e aluminit është shumë e dobishme në guzhinat në të gjithë botën por ka një problem pasi ajo shton metal në ushqimin që konsumohet dhe kjo rrezikon shëndetin.

Pas një studimi të bërë nga Universiteti amerikan në Sharjah, është publikuar se mishi i përgatitur në letër alumini përmban deri në 400 miligramë metale, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se është e lejuar marrja e vetëm 40 miligramëve në ditë.

Gjithashtu ky studim thotë se përdorimi i letrës së aluminit në ushqim është I lidhur me osteoporozën dhe sëmundjen e Alzheimerit.

“Përpos problemit me kockat dhe me trurin, me përdorimin e letrës së aluminit dëmtoni edhe mushkëritë tuaja”, shkruhet në studim.

Studiuesit dr. Fathia Mohammed dhe dr. EssamZubaidy kanë gatuar lloje të ndryshme mishi me përbërës të ndryshëm dhe nga ky studim ka dalë se ushqimi i gatuar në solucione të tharta, të lëngëta siç janë lëngu i limonit apo salca nga domatet, absorbojnë më së shumti metale nga letra e aluminit, ndërkaq kur i hidhen erëzat edhe më shumë shtohet sasia e këtyre metaleve.

Ndërkohë ushqimi të cilit kur gatuhet I shtohet alkool ose gatuhet vetëm i kriposur nuk absorbon aq shumë sa ushqimet e gatuara si më sipër.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë