Mbrojtësi i Realit të Madridit, Pepe, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen e parë në kampionat në fundjavë përballë ekipit të Valencias ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Një gjë të tillë e konfirmojnë mjekët e ekipit të Realit gjatë një raporti që kanë publikuar gjatë ditës së sotme në faqen e internetit.

Sipas raportit të publikuar, portugezi ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe do t’i nënshtrohet përsëri testeve mjekësore me anë të skanerit sot për të parë reagimin. Nga raporti i publikuar mund të thuhet se Pepe nuk do të mungojë në ndeshjen e Super Kupës që Reali do të zhillojë me Barcelonën më datë 23 gusht. Nëse luzitani do të mungonte, do të ishte një humbje shumë e madhe për ekipin e Murinjos.

(d.b/shqiptarja.com)