Mjekësia/ Ja çmimet e plota
për vizitat dhe analizat në spitale

Mjekësia/ Ja çmimet e plota<br />për vizitat dhe analizat në spitale
TIRANË - Rezultatet e dala nga chek up për grupmoshën 40-65 vjeç do të shërbejnë edhe për ngritjen e një baze të dhënash për shëndetin e popullatës. Kreu i qeverisë Edi Rama, i shoqëruar edhe nga Ministri i Shëndetësie Ilir Beqaj, ka zgjedhur poliklinikën 10 në kryeqytet për të parë ecurinë e këtij kontrolli falas. Ai u shpreh se Shqipëria është i vetëm vend në Evropë pa kartelë shëndetësore të popullatës.“Kjo është vendosja e një bazë të dhënash për herë të parë, pas 20 e kusur vitesh, se para 20 e kusur vitesh edhe lopët, edhe delet kishin kartelën e tyre.

Kurse këtu gjithçka u zhduk. Do të ishte mirë ta bënim për të gjithë popullsinë, por jemi fokusuar tek grupmosha 40-65 vjeç sepse aty shfaqen zakonisht problemet e fillesave me sëmundjet. Besoj që të gjithë kanë të mirën që informohen, por është edhe një e mirë e përbashkët, sepse krijojmë një bazë të dhënash për herë të parë dhe mbi atë bazë të dhënash bëjmë dhe politikat që na duhen. Pa këtë bazë të dhënash nuk e bëjmë dot sistemin e shëndetësisë me mbulim universal, d.m.th. falas për të gjithë ata që s’kanë mundësi” ka pohuar Rama.

Çmimet e ekzaminimeve
Nga ana tjetër kreu i qeverisë nëpërmjet një publikimi në rrjetin Facebook ka bërë publike edhe çmimet e reja të ekzaminimeve që do të aplikohen në poliklinika dhe spitale për pacientët e pasiguruar. “Duke filluar nga data 1 shkurt, janë miratuar edhe tarifat e reja të vizitave te mjeku specialist dhe të ekzaminimeve të ndryshme shëndetësore për personat që nuk janë të siguruar. Ka një ulje shumë të konsiderueshme të tarifave krahasuar me ato të deritanishme. Ndërkohë, është e qartë se tarifat për personat që nuk pranojnë të ndjekin sistemin e referimit, pra përmes mjekut të familjes, do të mbeten të pandryshuara. Kështu, pacienti fillimisht duhet të shkojë tek mjeku i familjes. Ky stacion tanimë është FALAS” ka pohuar Rama.

Nga ana tjetër kreu i qeverisë ka theksuar se edhe për dy ekzaminime të rëndësishme siç është ai i mamografisë dhe analiza e HIV/Aids, tarifat bëhen zero.

cmimet
cmimet

cmimet e  egazaminimeve

cmimet e  egazaminimeve

cmimet e  egazaminimeve

cmimet e  egazaminimeve

cmimet e  egazaminimeve

cmimet e  egazaminimeve

cmimet e  egazaminimeve

cmimet e  egazaminimeve


Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës