Mjekësia në zi, pas Arben Runës
shuhet onkologu Agim Sallaku

Mjekësia në zi, pas Arben Runës<br />shuhet onkologu Agim Sallaku<br>
Pas kirurgut të Spitalit Ushtarak, Arben Runa, ditën e sotme është ndarë nga jeta edhe shefi i Onkologjikut në QSUT, Agim Sallaku në moshë n 62-vjeçare. Si Runa ashtu edhe Sallaku vuanin nga një sëmundje e rëndë. Sallaku ndërroi jetë në një spital në Turqi ku ndodhej për kurim. 

 

Dy muaj më parë u mendua se Sallaku e kaloi sëmundjen e rëndë dhe për këtë qëllim pavijoni i Onkologjikut në QSUT organizoi edhe një festë, por sëmundja u rikthye sërish. Ai u dërgua sërish me urgjencë në Turqi por këtë nuk ia doli, duke humbur jetën. 

Agim Salloku ishte mjek specialis Onkolog-Radioterapeut (diagnoze dhe mjekim te pacienteve onkologjike me radioterapi). Ai trajtonte tumoret e Laringut, Rectumit, Gjinekologjike, Gjirit, Mushkerive, etj. Sallaku njihej nga personi mjekësor si specialist i mirëfilltë dhe një nga onkologët më të mirë në vend. 

Më herët në mëngjes u njoftua se kirurgu i mirënjohur i Spitalit Ushtarak, ortopedi Arben Runa ka ndërruar jetë, pasi luftoi prej vitesh me sëmundjen e rëndë në mushkëri. Arben Runa u diplomua për kirurg traumatolog dhe shërbeu deri në fund të jetës së tij, si kirurg pranë Spitalit Ushtarak. Një vit më parë qeveria kishte dhënë një fond për kurimin jashtë vendit të doktorit Arben Runa, por edhe pas kurimit ai nuk ia ka dalë. Ai gjithashtu kishte po ashtu pasion për letërsinë dhe është autor i disa cikleve të arrira poetike tregimeve dhe reportazheve botuar në vitet ’90.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri