Mjekësia perinatale, mblidhen në
kongresin e 12 në Tiranë 70 mjekë 

Mjekësia perinatale, mblidhen në<br />kongresin e 12 në Tiranë 70 mjekë 
Dy aktivitete ndërkombëtare të nivelit botëror kanë zgjedhur Shqipërinë për të bërë aktivitetin e tyre shkencor vjetor për mjekësinë prenatale.
 
Departamenti i Obstetrikë – Gjinekologjisë dhe Shoqata Shqiptare e Mjekësisë Prenatale, mblodhën bashkë 70 lektorë, ekselentë nga të gjitha vendet e botës në dy data 27-29 Maj, të cilët prezantuan kërkimet e tyre shkencore. 

President i këtij kongresi, Orion Gliozheni tha se propozimet dhe studimet që ka bërë shkenca në këtë fushë në nivelin botëror duke e aplikuar në vendin tonë përmirësojmë gjithnjë e më shumë shifrat e vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë të nënës dhe fëmijës.

Avancimet në këtë fushë në këto vitet e fundit janë fantastike. Si në teknologji ashtu edhe në kërkimin shkencor. Shifrat janë përmirësuar ndjeshëm krahasuar me ato që kanë qenë 20 vite më parë, por përsëri mbetet shumë për tu bërë në këtë fushë” tha ai.

Gjëja më e rëndësishme në mjekësinë prenatale sipas Frank Chervenak është shpërndarja e informacionit dhe studimeve shkencore nga doktorët e mjekësisë prenatale nga e gjithë bota.

Mënyra se si i flasim dhe si kujdesemi për pacientin është po aq e rëndësishme sa dhe teknologjia. Ndaj shoqata jonë i jep një rëndësi të madhe komunikimit mes doktorëve nga e gjithë bota' tha ai.

Në këtë aktivitet i ftuar i rëndësishëm ishte dhe Asim Kurjak, i cili tha se mjekësia perinatale është në një fazë të re të rëndësishme edhe në Shqipëri.

”Shqipëria si një antare e re përbën një rëndësi të madhe në mjekësinë perinatale, në edukimin e studimeve shkencore” deklaroi ai.

Kongresi trajtoi të dhënat më të fundit në fushën e diagnozës prenatale, ekografisë, obstetrikës dhe neonatologjisë. Lektorët e huaj dhe shqiptarë propozuan studimet e tyre shkencore përreth lindjes së fëmijës dhe shëndetit të nënës.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan