Argumentat për rikthimin e 15 pikëve, dalin detajet që pritet të zhysin Juventusin! Sezonin tjetër jashtë Europe
Tifozët e Juventusit në "Allianz Stadium"
Detaje të reja janë zbuluar nga mediat italiane në lidhje me Juventusin, që duket se nuk do të gjejë qetësi përsa i përket dënimit për plusvalencat. Së fundmi është zbuluar vendimi prej 75 faqesh i Kolegjit të Garancisë së Komitetit Olimpik Kombëtar italian (ose ndryshe CAS-i i CONI-t), që me 20 prill vendosi ti kthente 15 pikët dhe ta çonte çështjen për rigjykim në Komisionin e Apelit të Federatës Italiane të Futbollit.
Në të thuhet se rihapja e çështjes pas disa muajsh ishte tërësisht e rregullt për shkak të fakteve të reja, ndërsa nuk pranohet apelimi i Juventusit për anulimin e plotë të çështjes duke argumentuar se kishin kaluar afatet ligjore.
Nga ana tjetër, saktësohej se pikët e hequra nuk ishin në proporcion me argumentimin e dalë nga Apeli i Federatës Italiane. “Duket qartësisht orientimi drejt ridimensionimit të sanksionit për klubin, që mund edhe të kthejë çështjen te kërkesa e famshme për heqjen e 9 pikëve”, shkruan “La Gazzetta Dello Sport”.
“Në këtë pikë, fjala i kalon Gjykatës së Apelit: e cila prezumohet se mund të mblidhet brenda fundit të majit për të caktuar sanksionin e ri. Mbetet gjithsesi e hapur tema e përplasjes së afateve, pasi prezumohet që Juventusi dëshiron ta spostojë ndëshkimin në sezonin e ardhshëm sportiv, për të shpëtuar kualifikimin në Ligën e Kampioneve”, shkruan gazeta e njohur italiane.
Gjithsesi sipas të gjitha mediave në Itali pikët Juventusit do ti hiqen për sezonin aktual dhe sezonin e ardhshëm nuk do të marrë pjesë në Kupat e Europës. Në rast se fiton Europa League atëherë do kalojë në dorën e UEFA-s, që gjithashtu ka të hapur një hetim për bardhezinjtë.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.5%
-
I keq
20.8%
-
As i mirë as i keq
34.7%
Vota total: 697
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Italia ekspertizë në sport, KOKSH firmos marrëveshjen! Kreu i CONI-t për herë të parë në Shqipëri
12 Janar, 11:25
-
S’ka qetësi për Juventusin! Prokuroria nis tjetër hetim për ‘zonjën’, rrezikon dënim
24 Dhjetor 2023, 12:48
-
Dorëheqja pa mirëkuptim, federatës italiane s’i del inati me Mancini-n! Mund të kërkojë dëmshpërblim
30 Gusht 2023, 14:04
-
Zbritja e 10 pikëve vetëm 'maja e ajsbergut', Juventus në qershor mund të dënohet edhe për pagat! Gati përjashtimi nga UEFA
23 Maj 2023, 12:36
-
Seria A pothuajse e gjitha në hetim! Roma, Lazio dhe Salernitana në gjurmët e Juventusit! Rrezikon edhe Tare
6 Prill 2023, 12:07
-
Hetimi për shkeljet financiare, shtyhet gjyqi kundër Juventusit! Akuza të reja për 'Zonjën'
27 Mars 2023, 18:01
-
GOLAT/ 'Lumë golash' në Torino, Juventus 'likuidon' Sampdorian
13 Mars 2023, 09:35
-
Shtohen shpresat për rikthimin e 15 pikëve, Juventus fiton një tjetër çështje ligjore! 'Karta sekrete' në dorën e bardhezinjve
11 Mars 2023, 14:03
-
Tentoi t'i vinte flakën selisë së federatës italiane, policia arreston trajnerin 75-vjeçar
11 Mars 2023, 12:46
-
U shfaq në fushën e futbollit, federata italiane nis sërish hetim për Luciano Moggi-n! Rrezikojnë Juventus dhe Napoli
3 Shkurt 2023, 12:46
-
‘Mjekët e Juventusit më zbuluan tumorin’, Emre Can: Do iu jem gjithmonë mirënjohës, s’ka rëndësi sa para ke
27 Janar 2023, 15:25
-
Barcelona ‘fërkon duart’ nga problemet e Juventusit, 80 mln euro për sulmuesin Vlahovic
25 Janar 2023, 13:30
LA R U B E N T U S E DA RADIARE ,ALTRO CHE PENALIZZARE
Përgjigju