Mjekët e rinj 5 vite pa diplomë, studentët e Mjekësisë kërkesë Nikollës: Të dëgjohemi edhe në Parlament para se të votohet pr/ligji

Mjekët e rinj 5 vite pa diplomë, studentët e Mjekësisë kërkesë Nikollës: Të dëgjohemi edhe në Parlament para se të votohet pr/ligji

Studentët e Mjekësisë dhe Lindita Nikolla

Teksa pritet që të enjten në seancën e fundit të sesionit parlamentar të votohet projektligji që detyron studentët e mjekësisë të punojnë 5 vite në Shqipëri, mjekët e rinj kanë depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një kërkesë që të dëgjohen edhe në Parlament.

Në kërkesën e tyre drejtuar kryeparlamentares, Lindita Nikolla studentët thonë se si palë interesi është e rëndësishme që të dëgjohen në Parlament para procesit të votimit.

“Tiranë më 19.07.2023

Lënda: Kërkesë

Drejtuar: Kryetares së Kuvendit, Znj. Lindita Nikolla

Për dijeni: Zëvënëdëskryetarëve  Z. Agron Gjekmarkaj dhe  Znj.  Ermonela Felaj

Të nderuar,

Studentët e mjekësisë shprehin hapur kërkesën për t’u degjuar në parlament.

Jemi dëgjuar në dy komisione , te Komisioni për Punën, Cështjet Sociale dhe Shëndetësinë dhe Komsioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Si palë interesi kërkojmë që ditën e nesërme datë 20.07.2023 të përfshihemi në rendin e ditës, përpara procesit të votimit për miratimin e ligjit.

Duke shpresuar që kërkesa të merret parasysh, jemi në pritje të përgjigjes tuaj.

Me respekt                                                          

 Përfaqësuesit e studentëve të mjekësisë ”-  thuhet në kërkesën e tyre.

Projektligji parashikon që të gjithë ata kandidatë, maturantë që do të fitojnë të drejtën për tu regjistruar në Fakultetin e Mjekësisë, përpara regjistrimit do të nënshkruajnë një marrëveshje për të pranuar që të punojnë 5 vite pas diplomimit në institucionet shëndetësore shqiptare dhe për të tërhequr më pas diplomën pas përmbushjes së këtij detyrimi.

Ndërkohë për studentët që janë aktualisht në sistem, ato nga vitit i dytë deri në vitin e katërt do të punojnë tre vite pas diplomimit, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë dy vite pas diplomimit për të punuar edhe ata në institucionet tona. Dhe për ta tërhequr diplomën pas shlyerjes së këtij detyrimi. Ndërkohë që alternativa e dytë që u paraqitet studentëve që janë aktualisht në sistem, pra nëse nuk do duan që pas diplomimit të qëndrojnë për dy apo tre vite në Shqipëri, ata do të paguajnë koston e plotë të studimeve por për vitet që kanë mbetur.

Ndërkohë që nuk ka një vendim të institucioneve në lidhje me pagesën që do të duhet të paguajnë studentët nëse nuk do ta firmosin marrëveshjen. Sipas një dokumenti të publikuar nga Qëndresa Qytetare në vitin 2019 kostoja për një student ishte 2300 euro, ndërsa për vitet e ardhshme metodologjia ende nuk është përcaktuar. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Boti: 19/07/2023 16:31

    Kerkoni ndihme te specializuar ligjore..cojeni ne gjykate kushtetuese ligjin, kontaktoni me konstitucionaliste qe dine se cfare duhet te beni. Mos u merrni me deputete e parlament. Ata jane aty per shkaqe politike, jo ligjore.

    Përgjigju
    • Super Boti: 19/07/2023 18:10

      Ikni nga Shqipëria

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë