TIRANE - Agjensia Kombëtare e Provimeve publikon listën e kandidatëve që do të japin Provimin e Shtetit në 23 mars. Në listën e AKPs, përcaktohen dhe oraret se kur do të zhvillohet testimi. Kandidatët duhet të jenë të pajisur me letërnjoftim ose pasaportë në mënyrë që të lejohen për të dhënë provimin.

Mjekët e rinj duhet të jenë të pajisur me vërtetim regjistrimi si dhe të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të provimit.