'Mjekëve nuk mund t'ua shpërblej kurrë mjaftueshëm', e fejuara shtatzënë e Johnson: Kalova momente të errëta

'Mjekëve nuk mund t'ua shpërblej kurrë mjaftueshëm', e fejuara shtatzënë e Johnson: Kalova momente të errëta

E fejuara shtatzënë e kryeministrit anglez Boris Johnson, Carrie Symonds, nëpërmjet një postimi ka falënderuar pa masë shërbimin shëndetësor të Anglisë, pasi partneri i saj doli sot nga Spitali i “St Thomas” në Londër.

Për tre net Boris Johnson qëndroi në terapi intensive, duke frikësuar Stmonds dhe jo vetëm. Diçka për të cilën e fejuara e kryeministrit britanik thotë se ka kaluar momentet më të errëta të jetës së saj.

“Kishte momente javën e kaluar që ishin vërtet shumë të errëta. Zemra ime është me të gjithë ata që janë në situata të ngjashme, të shqetësuar e të sëmurë për të dashurit e tyre. Unë nuk mund të falënderoj mjaftueshëm NHS tonë të mrekullueshme. Stafi në Spitalin ‘St Thomas’ ka qenë i jashtëzakonshëm. Unë kurrë nuk do të jem në gjendje t’ua shpërblej dhe kurrë nuk do të ndalem së falënderuari”.

Vetë Symonds njoftoi se ajo ka koronavirus, pasi Johnson hyri në izolim. Të shtunën e kaluar, ajo tha se e kaloi javën në shtrat me simptomat kryesore të koronavirus, por që nga atëherë është e shëruar.

“Të qenurit shtatzënë me Covid-19 është padyshim shqetësuese. Për gratë e tjera shtatzëna, ju lutemi lexoni dhe ndiqni udhëzimet më të përditësuara, të cilat unë mendoj se ishin siguruese”. 

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës