Përmirësohet shëndeti i kryeministrit britanik, Boris Johnson del nga terapia intensive

Përmirësohet shëndeti i kryeministrit britanik, Boris Johnson del nga terapia intensive

Përmirësohet gjendja shëndetësore e kryeministri britanik Boris Johnson, i cili ka dalë nga terapia intensive.

Një zëdhënës i kryeministrit Johnson tha se "Kryeministri është zhvendosur këtë mbrëmje nga kujdesi intensiv përsëri në repart, ku ai do të mbahet në monitori deri në shërimin e tij".

Pas 4 ditësh në terapi Intensive, Johnson u dërgua në repartin mjekësor  duke shfaqur përmirësime të gjendjes shëndetësore.

Pas zbulimit se ishte pozitiv me COVID-19, Johnson ishte i karantinuar në shtëpinë e tij, por më 5 prill u shtrua në spital pasi kishte nevojë për oksigjen. Ndërkohë që më pas pati nevojë për terapi intensive.

Në Angli janë 60 733 të infektuar gjithsej, janë shënuar 7 097 të vdekur dhe 135 janë të shëruar në të gjithë vendin.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit