Sipas kallëzimit të mjekes Çeliku një paciente 59-vjeçare, e cila tashmë po procedohet në gjendje të lirë nga policia, ka qenë duke kryer mjekimin e kimio-terapisë në spital dhe në mënyrë të papritur i është “sulur” bluzave të bardh. Mjekja pretendon se pacientja e ka qëlluar me grushte atë dhe infermieren. Mësohet se pacientja kurohej në këtë shërbim prej një viti.
Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë, Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe Këshilli i Mjekëve shqiptarë. Ata i janë bashkuar njëzëri shqetësimit të personelit shendetësor të Onkologjisë duke dënuar atë që e quajnë akt të shëmtuar ndaj bluzave të bardha.
Reagimi i Ministrisë së Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e QSUT është e vendosur të inkurajojë organet kompetente që të vendosin drejtësi, si dhe u bën thirrje qytetarëve të respektojnë figurën e personelit shëndetësor në detyrë dhe të denoncojnë çdo rast abuziv. Sfida jonë është që t’u rikthejmë qytetarëve besimin e humbur tek shërbimi shëndetësor, t’u japim atyre mbrojtjen e merituar përmes një sistemi cilësor shëndetësor dhe t’u krijojmë profesionistëve kushtet e nevojshme për të shërbyer me cilësi, prandaj Ministria e Shëndetësisë gjen rastin për të përsëritur thirrjen e saj drejtuar të gjithë qytetarëve që hasin vështirësi në marrjen e shërbimit të kujdesit shëndetësor, apo përballen me kërkesa për pagesa nën dorë, të denoncojnë menjëherë rastin pranë Ministrisë së Shëndetësisë në adresën e postës elektronike:
[email protected]; si dhe në faqen online të nismës antikorrupsion të Qeverisë Shqiptare: http://www.stopkorrupsionit.al/shendetesia.
Vetëm në këtë mënyrë mund të përmirësojmë cilësinë e shërbimit dhe të arrijmë në vendosjen e sistemit të kujdesit shëndetësor që duam.
Reagimi i këshillit të Mjekëve Shqiptarë
Këshilli i Mjekëve Shqiptarë thotë se me dhunën ndaj mjekes dhe infermieres janë dhunuar të gjithë bluzat e bardha. Ata ngrenë shqetësimin se siguria në punë është në nivele alarmante.
Denim, Denim, Denim Dhunes ndaj Bluzave te Bardha!
Bluzat e bardha sot dhunohen fizikisht!
Profesoret e mjekesise sot dhunohet fizikisht!
Profesoreshe Silva Celiku sot u dhunua fizikisht!
Te tere ne bluzat e bardha sot u dhunuam fizikisht dhe moralisht ne maksimumin e mundshem!
Sot u dhunua nje mjeke, u dhunua nje profesoreshe, u dhunua nje bluze e bardhe, sot ne vitin 2015 vazhdon barbarizmi ndaj bluzave te bardha!
Deshperimi dhe marrezia e popullit te deshperuar nuk mund te vazhdohet te tolerohet te shfryhet te bluzat e bardha!
Siguria ne pune eshte zero!!!
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)