TIRANE - Albana Myftiu, mjeke në QSUT ka ironizuar nëpërmjet një statusi në Facebook pacientin e saj duke thënë se më në fund ai po lahej.

Në statusin e saj mjekja bën ironi duke thënë se më një fund një pacient i cili kishte 55 vite pa u larë e pa larë gojën, tashmë më në fund është larë në urgjencën e QSUT-së.

Shyqyr që do operohet nesër se me atë rast edhe i futi një dush trupit këtu në spital dhe lau gojën e dhëmbët që jam e sigurt nuk ishin larë kurrë gjatë 55 vjetëve të jetës së tij. U bë pacienti si pëllumb, s’po e njohin as të afërmit e tij,”- shkruan mjekja.

Më poshtë statusi i  plotë i mjekes Albana Myftiu

Shyqyr qe do operohet neser se me ate rast edhe i futi nje dush trupit ketu ne spital dhe lau gojen e dhembet qe jam e sigurte nuk ishin lare kurre gjate 55 vjeteve te jetes se tij !
U be pacienti si pellumb. S'po e njohin as te afermit e tij 
Po kerkojne edhe ata te lahen, por eshte ' fati ' vetem i ketij !
He t'u befsha o popull !!

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)