Mjekja me leje lindje, protestojnë banorët e Spitenit në Lezhë: S’marrim shërbim shëndetësor

Banorët e fshatit Spiten në Lezhë protestuan këtë të hënë pasi kanë mbetur pa shërbim mjekësor. Qendra Shëndetësore prej disa ditësh qëndron e mbyllur.

“Kam ardhur në orën 7:00 dhe tani që është ora 10:00 s’ka mjek as infermier, dera është e mbyllur. U bënë 3 orë që po pres”, tha një banor. Ndërsa një tjeter i revoltuar shprehet se këtu mjekja nuk vjen asnjëherë, ndërsa infermierja në raste të rralla. Po kështu godina e qendrës shëndetësore është e amortizuar”.

Banoret thonë se kjo situatë është e vazhdueshme pasi mungon mjeku dhe detyrohen të udhëtojnë drejt Lezhës, me fëmijë e të moshuar.  

Njesia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Lezhë bën me dije se mjekja e Spitenit është me leje lindje dhe është e pamundur për të gjetur zëvendësues. Në këto kushte është caktuar mjekja e fshatit Tresh e cila do të ofrojë shërbim të përkohshëm dhe në Spiten. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:49
Reagon mjekja zëvendësuese për protestën e banorëve: Jam në punë, mbuloj tre fshatra të Lezhës

LEZHE-- Mjekja e qendres Shëndetesore të Treshit e cila mbulon dhe Spitenin ka reaguar në lidhje me protesten e zhvilluar nga banorët të cilët pretendojne se nuk ofrohet sherbimi shendetësor. Sipas Entela Merxhanit, e mbyllja e qendres ditën e sotme ka qene e planifikuar dhe e njoftuar por ka shtuar se çdo ditë tjetër ajo ka qenë në punë, duke mbuluar njëkohesisht tre fshatra në Lezhës.

 

R.D/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin