PARAGUAJ- Një mjek i njohur brazilian, është dënuar në Brazil në 278 vite burgim për përdhunim të 39 pacienteve dhe për të cilin autoritetet kishin shpallur urdhër arrest nga viti 2011, është arrestuar në Paraguaj, njoftoi policia braziliane.

Mjeku Rozhe Abdelmasih, spcialist për riprodhim të asistuar, ka mjekuar shumë personalitete të njohura braziliane, duke e përfshirë edhe bashkëshorten e futbollistit të njohur Pele.

Në vitin 2009 mjeku është arrestuar me akuzat e pacienteve kundër tij. Disa prej tyre treguan se janë përdhunuar shumë herë nga ai në klinikë.

Në vitin 2010 mjeku është dënuar me 278 vite burg. Ai për këtë u ankua para Gjykatës Supreme dhe për këtë arsye menjëherë nuk është mbyllur. Në atë kohë Abdelmasih ka arritur ta braktisë vendin.

Tani mjeku do të ekstradohet nga Paraguaji, që ta vuajë aktvendimin.

Marrë nga "Express"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)