Arrestimi i mjekut besimtar për abuzim seksual, KMSH: Distancohemi nga çdo individ që keqpërdor fenë për qëllime të ulëta

Arrestimi i mjekut besimtar për abuzim seksual, KMSH: Distancohemi nga çdo individ që keqpërdor fenë për qëllime të ulëta

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reguar lidhur me arrestimin e mjekut kardiokirurg Dervish Hasi praktikant i fesë myslimane, i akuzuar se abuzonte seksualisht me një 16 vjeçarre prej dy vitesh.

"Ne distancohemi nga çdo individ apo grup që keqpërdor fenë për qëllime të ulëta", nënvizohet në deklaratë.

Në reagimin e saj, KMSH-ja thotë se e gjen të pavend interesimin e lartë për një çështje që nuk i përket këtij institucioni, por sipas saj organeve ligjzbatuese të shtetit shqiptar.

"Në përgjigje të pyetjeve të shumta nga mediat për rastin e arrestimit të një mjeku të dyshuar për abuzim dhe vepra të tjera sqarojmë sa më poshtë vijon: Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është një institucion fetar, i cili ushtron aktivitetin e tij në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Shqipërisë.  Është institucion që merret me jetën fetare dhe përçimin e mesazhit të qartë e të pastër islam në vendin tonë, gjë të cilën prej një shekulli e ushtron në përputhje me parimet më të larta fetare dhe konform ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Ne e gjejmë të pavend interesimin e lartë për një çështje që nuk i përket KMSh-së, por organeve ligjzbatuese të shtetit shqiptar".

Mjeku kardiokirurg Dervish Hasi ishte besimtar mysliman dhe frekuentonte rregullisht xhaminë, e nisur nga ky fakt KMSH thotë se "Komuniteti Mysliman, ashtu si çdo fe tjetër, nuk mban regjistër me të dhëna psikologjike apo devijime të natyrave të ndryshme të njerëzve, qofshin frekuentues ose jo të objekteve të kultit".

"Ne distancohemi nga çdo individ apo grup që keqpërdor fenë për qëllime të ulëta. Lusim mediat dhe opinionin publik që të jenë korrekt dhe të kujdesshëm në citimet e tyre gjatë raportimit të ngjarjeve të ngjashme. Një individ që është objekt për oganet ligjzbatuese nuk mund të jetë asgjë më shumë se kaq. Ne distancohemi nga çdo individ që kryen akte të ulëta e të shëmtuara, aq më tepër duke u strukur pas besimit. Islami është fe e paqes, moralit të lartë dhe drejtësisë!"

B.K/M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike

Shtetet e pasura zotohen të japin për 300 miliardë dollarë në vit për vendet në zhvillim që përballen me efektin e ndryshimeve klimatike