Mjeku në Greqi flet për 'Report Tv': Pas 15 janarit 100 euro gjobë në muaj për të pavaksinuarit! Test negativ përveç certifikatës së vaksinimit për këdo që hyn në Greqi

Mjeku Vasil Llajo, përmes një lidhje live nga Greqia për 'Studio Live' në Report Tv, foli për situatën e pandemisë dhe të rejat më të fundit, pasi ka një ndryshim masash nga vendi fqinj për festat e fundvitit në lidhje me lëvizjen e qytetarëve.

Llajo deklaroi se shqetësimi ndaj koronavirusit me mutacionin 'Omicron' i cili gradualisht po shton rastet në të gjithë botën ka bërë që qeveria greke të marrë disa masa për lëvizjen e qytetarëve, përfshirë edhe ato nga Shqipëria.

Të gjithë qytetarët që do hyjnë në Greqi nga 19 dhjetori, janë të detyruar të paraqesin test PCR negativ për 48 orët e fundit përveç certifikatës së vaksinimit.

"Duhet të kenë testin PCR negativ të 48 orëve të fundit. Greqia bën shumë teste, deri në 110 mijë teste në ditë. Duket që numri i rasteve të reja në një moment arriti deri në 7 mijë, sot flasim për mbi 4 mijë raste të reja. Janë gati 700 veta në intubim. Deri më sot kemi 10 raste me Omicron. Pritet shtimi i tyre dhe nga mesi i janarit do jetë varianti dominant."-tha ai.

Sa i përket vaksinimit tha se në javën e fundit ka shifra që rriten vazhdimisht.

"Edhe 60 mijë në ditë, nga frika e Omicron. Ka bërë që njerëzit të ndërgjegjësohen. Ka filluar edhe doza e tretë.”-tha ai.

Sa i përket ritmit të vaksinimit në Shqipëri, Llajo deklaroi se jo vetëm në Shqipëri por dhe në Europë pati një periudhë zhgënjimi dhe u duk sikur variantet e reja kishin një rrezikshmëri më të ulët.

Mjeku u shpreh se do ketë gjoba pas 15 janarit në Greqi për ata që nuk do vaksinohen dhe do jetë 100 euro në muaj kur të kërkohet nga një kontroll i rastësishëm apo të frekuentohen ambientet që duhet certifikata e vaksinimit.

"Në të gjitha institucionet që janë publike apo private ku do ketë grumbullim njerëzish, janë të detyruar të vendosin maskën. E dyta, në të gjitha këto institucione duhet të paraqesësh cetifikatën e vaksinimit, përjashtuar marketete dhe farmacitë. Masa administrative do ketë pas 15 janarit për ata që nuk vaksinohen, dhe do ketë 100 euro në muaj gjobë kur të kërkohet qoftë nga një kontroll i rastësishëm apo kur të shkohet në ambientet ku kërkohet certifikata e vaksinimit."-tha mjeku. 

Mjeku deklaroi për 'Studio Live' në Report Tv, se një rikombinim i Deltës me Omicron mund të rrezikojë seriozisht jetën e njerëzve. Ai deklaroi se nuk mund ta përjashtojmë këtë miksim për të nxjerrë një variant të ri.

"Po merren masa paraprake për të kufizuar lëvizjen e njerëzve. Akoma nuk kemi çregjistruar pandeminë për të folur për një virozë sezonale të koronavirus. Që të flasim për virozë sezonale me koronavirusin, është ende herët. Numri i rasteve të reja nuk të lejon që të qetësohesh dhe të vësh ndërgjegjen në gjumë."-tha Llajo.

Ndër të tjera ai deklaroi se kur popullata të fitojë imunitet në 80-85 për qind, mund të flasim për një fund të pandemisë.

"Duhet të jemi të bindshëm për vaksinimin dhe të largohemi nga teoritë konspirative duke bërë që të shtohen vdekjet dhe infektimet."-tha ai.

Greqia ka vendosur ditën e djeshme masa të reja anti-COVID në prag të festave të fundvitit, kohë kur edhe udhëtimet janë më të shpeshta. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Greqi, ata që do të hyjnë në territorin grek nga 19 dhjetori, përfshirë edhe shqiptarët, përveç certifikatës së vaksinimit duhet të kenë edhe një test negativ të koronavirusit i cili duhet të jetë realizuar brenda 48 orëve të fundit. Ky vendim i autoriteteve greke lidhet me përhapjen e variantit 'Omicron' të koronavirusit i cili po kërcënon të gjithë botën. Greqia ka regjistruar 4,696 të infektuar dhe 96 viktima në 24 orët e fundit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë