Mjeku në ‘luftë’ me vdekjen në Aleppo: Mendja më rri tek ai babai që shpëtova, por kishte humbur tre fëmijët e tij

Mjeku në ‘luftë’ me vdekjen në Aleppo: Mendja më rri tek ai babai që shpëtova, por kishte humbur tre fëmijët e tij

Zhurma është shurdhuese. Dëgjohen fëmijët duke qarë, sirenat e ambulancës. Ne jemi në telefon me Dirar Al-Hammadi, një mjek 26-vjeçar që punon në Spitalin Publik Al-Razi në Aleppo. Që nga ora 2:17 e kësaj nate ai ndodhet në urgjencë për të mjekuar, qepur dhe trajtuar viktimat e tërmetit me magnitudë 7.9 që goditi Turqinë jugore dhe veriun e Sirisë, i cili la mijëra të vdekur.

 “Sapo vizitova një vajzë 3-vjeçare. Ka shumë persona me plagë të rënda dhe dhjetëra të vdekur. Në vesh kam zhurmën e sirenave. Është një dramë që nuk kishte pse të ndodhte. Vendi ynë tashmë është shkatërruar nga 12 vite luftë, tani na vjen kjo edhe nga natyra. Shtëpitë, ndërtesat nuk pushojnë së rrëzuari”, thotë ai.

Dr. Al-Hammadi thotë se është i tronditur nga dhimbja që e rrethon: «Unë shoh tragjedi të paimagjinueshme. Nuk mund të mos mendoj për një baba që trajtuam, të cilit i vdiqën tre fëmijët. Dhe kolegut tim, i cili humbi familjen”.

Alepo është një nga qytetet siriane më të goditura nga tërmeti.  Flitet për 800 të plagosur dhe 150 të vdekur, por këto janë shifra të përafërta. Shumë ndërtesa, rrugë dhe infrastruktura tashmë ishin dëmtuar rëndë nga bombardimet. Nuk ka ndihmë, nuk ka personel shëndetësor.

Lava, një tjetër mjek nga Alepo që punon për OJQ-në italiane, na tregon se e gjithë zona siriane në kufi me Turqinë po përballet me kriza të ndryshme humanitare.

“Ne po luftojmë me një shpërthim të madh fruthi dhe sapo kemi kaluar kulmin e kolerës, për shkak të ujit të kontaminuar. Për të mos përmendur krizën ushqimore. Unë shoh që gazetat ndërkombëtare po shkruajnë shumë për atë që po ndodh në Turqi, me të drejtë, por është e rëndësishme të mos harrojmë ne”, tha ai.

Të shpërngulurve nga lufta tani po i bashkohen edhe ata nga tërmeti.

“Familja ime, si mijëra të tjerë, ka qenë në rrugë që nga sonte. Është shumë ftohtë dhe ata nuk e kanë idenë se si të strehohen. Nëna ime thotë se rrugët janë aq të mbushura me njerëz sa nuk mund të kalosh. Shtëpia nuk na është shembur por as nuk është e përdorshme”, vazhdon Lava.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës