Mjeku Nonaj: Shqetësuese,aborti po
kryhet me medikamente në shtëpi

Mjeku Nonaj: Shqetësuese,aborti po<br />kryhet me medikamente në shtëpi
INSTAT raporton nje numër në rënie të lindjeve, ndërkohë që të dhënat nga spitali obsetrik gjinekologjik Mbretëresha Geraldine, në 3 vitet e fundit nuk ka asnjë ndryshim.

Drejtori i spitalit Blenard Nonaj, sqaron për Report tv se numri i lindjeve dhe aborteve nuk ka ndryshuar. Por shqetësim mbeten të dhënat mbi abortet e bëra në shtëpi prej medikamenteve.
 
‘’Numri i lindjeve është pothuajse ai që ka qenë në 2014 dhe 2015, apo edhe 2016-ën. Aktualisht 2 pa muaj para përfundimit të viti, janë 6000 lindje’’, u shpreh Nonaj.

Po kështu e pandryshuar është edhe situata e numrit të aborteve. Në 3 citet e fundit në po të njëjtin spital nuk ka ndryshim të shifrave.

‘’Pothuajse numri është i njejtë. Rreth 300-400 aborte janë bërë gjatë viteve 2014-2015. Në të tre vitet numri i aborteve ka qenë i njejtë’’, është shprehur Nonaj.

Por ajo çfarë është më e vështirë është përllogaritja e aborteve në shtëpi me anë medikamenteve pilula. Këto të fundit ka disa kohë që janë lejuar në vendin tonë.

Kështu që edhe njohja statistikore e situatës është e vështirë për t’u mësuar, kjo edhe për faktin shtesë se në vendin tonë ka edhe klinika private që e ofrojnë këtë lloj shërbimi.

‘’Kemi aborte që bëhen me ndërprerje të vullnetshme të barrës, por kemi edhe disa që bëhen me pilula. Këto janë aborte që nuk i japim ne, por mund të jepen këshilla nga gjinekologu. Nuk mund të themi sa është numri i tyre pasi nuk e dimë’’, vijoi më tej mjeku Nonaj.

Fatmirësisht numri i lindjeve në moshë minorene ka rënë së tepërmi dhe duket se fushatat e sensibilizimit kanë dhënë efektet e tyre pozitive.

‘’Mosha më e vogël që ka lindur ka qenë 16 vjeç. Por përveç lindjeve kemi pasur edhe aborte 18, 20, apo edhe 21 vjeç që kanë kryer aborte’’, përfundoi Nonaj.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit