Drejtor i Shëndetit dhe Inovacionit në Franfkfurt, Erion Dasho thotë se Covid-19 nuk është një hata sic e kanë bërë shumë prej personave duke ngjallur panik, por thjesht një sëmundje.
Ai gjithashtu shton se pas dy vitesh ne do të qeshim me frikën tonë sot ndaj koronavirusit, i cili do të jetë një thjesht një ftohje.
Mjeku shqiptar ka theksuar se ne nuk duhet të mendojmë se nuk do të mund ta kotrollojmë koronavirusin, kur nuk e ka kontrolluar Italia apo Spanja, dy vende të fuqishme.
Ai ka treguar se duhet të mësojmë të mos bëjmë gabimet e Spanjës dhe Italisë, por të bëjmë atë që bëjnë mirë Suedia dhe Gjermania si për shembull të lëmë të moshuarit të dalin me fasha orare 6 me 8, pasi kjo masë nuk do ndonjë shkencë për t’u zbatuar.
Postimi i plotë i Erion Dashos:
Një shembull për ne
Ne shqiptarët, me sa duket duam të mbetemi unikë dhe as COVID nuk po na ndryshon dot. Kur jap në facebook shembuj të vendeve të suksesshme që kanë kontrolluar COVID marr shpesh komente mosbesuese. Kur dhashë dje shembullin se ata pak mjekë dhe infermierë që kishte Shqipëria në 1950-ën arritën të kontrollonin malarjen, përsëri nuk mjaftoi të bindte shumë nga miqtë se 3,000 mjekë dhe 12,000 infermierë sot mund të kontrollojnë COVID-in.
Logjika më e çuditshme e këtyre ditëve ka qënë: Kur dështoi Italia dhe Spanja, si do ta kontrollojmë ne? Po mirë, Gjermania dhe Suedia po e kontrollojnë me masa minimale… – Pse Suedia dhe Gjermania jemi ne?! Na është mbushur mendja se “nuk duhet të bëhemi si Italia dhe Spanja, por as nuk jemi si Gjermania dhe Suedia”. Në se nuk jemi as Shqipëria e 1950, as Suedia e 2020, çfarë jemi??!! Duke qënë se shpikësit ka kohë që kanë ikur nga vendi ynë, shpikje nuk bëjmë dot më. Gjëja më me mend që mund të bëjmë sot është të marrim shembujt e botës, apo shembujt tanë kur kontrolluam malarjen, sifilizin, kolerën, fruthin, gripin e derrit, etj. dhe t’i zbatojmë.
Nga Europa të mësojmë të mos bëjmë gabimet e Spanjës dhe Italisë, por të bëjmë atë që bëjnë mirë Suedia dhe Gjermania. P.sh. të lëmë të moshuarit të dalin me fasha orare 6 me 8. Kjo masë nuk do ndonjë shkencë për t’u zbatuar… MASA INTELIGJENTE për sot është “Të mësojmë nga bota dhe ta trajtojmë COVID si një sëmundje dhe jo si një hata”. Pas 2 vjetësh COVID do të jetë një “ftohje” dhe ne do të qeshim me frikën tonë sot…
Eshte nje e ftohme qe ka 10% shans te te vdesi po ishe mbi 70 plus ose edhe i ri po ke komplikacione qe mbase nuk i di. Regullat jane per popullaten risku eshte personal.
Përgjigjupo mire zoteri na the per te moshurit po per ne ca do behet se ti e le ne mese ate mendimin tend Ne nuk e dim ca ka ndodhe ne 1950 prandaj ta coje ne fund shkrimin tende
PërgjigjuNë 1950-ën ishim njerëz që donim njeri tjetrin sot jemi kafshë që hamë njëra thetrën.
Bravo dr. Shume i sakte komenti.
Përgjigju