Ulet me 23 % numri i mjekëve e infermierëve në zonat rurale! Dasho: Largohen për kushtet e punës, jo për pagën

Tirane-  Emigracioni i vazhdueshëm është shoqëruar me uljen e numrit të bluzave të bardha në vendin tonë. Por më i dukshëm ky fenomen është tek shërbimi parësor shëndetësor, sidomos në zonat rurale. 

Sipas të dhënave të publikuara në vendimin e qeverisë për profilin e zgjeruar kombëtar të migracionit për vitet 2019-2022 rezulton se në shërbimin parësor rënia më e lartë është shënuar te mjekët e familjes.

Qeveria konfimron se pranë shërbimit parësor në zonat urbane për vitin 2022 ishin të punësuar 813 mjekë, ose 25 mjekë më pak krahasuar me një vit më parë, kur ishin të punësuar 839 mjekë, thënë ndryshe kjo shifër u ul me 3%.

Po ashtu në zonat urbane deri në fund të vitit 2022 kanë qenë të punësuar 3,693 inferimierë, gati 31% më e lartë, ku ka ndikuar punësimi i të sapodiplomuarve, por edhe migracioni i brendshëm. Përkatësisht në 2022 në sistemin shëndetësor ishin të punësuar 878 infermierë më shumë, krahasuuar me 2021.

Ndërsa në shërbimin parësor të zonave rurale numri i mjekëve për 2022 ishte 637, me një rënie 4%, ose e dhënë ndryshe 29 mjekë më pak. Ndërsa numri i infermierëve pësoi rënie drastike me 928, ose 23% më pak se në 2021.

Qeveria thotë se një ndër faktorët që ka çuar në rënien e numrit të bluzave të bardha në zonat rurale është migrimi i brendshëm. Por mjeku Erjon Dasho e kundërshton këtë argument duke theksuar se ka ndikuar emigracioni për shkak të kushteve të punës.

“Unë mendoj se nuk është ky argumenti. Duhet të ishtë e kundërta. Rënia e numrit të qytetarëve në zonat rurale duhet të bënte që numri i mjekëve për banorë në fakt të rritej. Thelbi është se mjekët largohen nga Shqipëria jo thjehtë se kërkojnë një rrogë më të mirë, mjekët nuk punojnë në sektorin publik sepse u mungojnë medikamentet, u mungon lirshmëria e punës” thotë ai. 

I ftuar në studio live në Report TV, mjeku Dasho shprehet kritik edhe ndaj autonomisë spitalore, e cila prej datës 1 shkurt ka nisur të aplikohet në spitalin memorial të Fierit.

“Kur flasim për autonomi duhet të flasim për shumë dimensione të ofrimit të kujdesit shëndetësorë. Flasim për autonominë menaxheriale, flasim për autonominë financiare, e cila nuk ekziston sepse Fondi i Sigurimeve të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësorë nuk e mundëson këtë kontraktim të barabartë të sektorit privat, publik dhe autonom.”

Për mjekun Dasho zgjidhje për ndalimin e hemoragjisë së largimit të mjekëve, do të ishte një reformim  i plotë i sistemit shëndetësor.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Benjamin Netanyahu operohet për heqjen e prostatës

Benjamin Netanyahu operohet për heqjen e prostatës