Skandali i Onkologjikut/ Erjon Dasho për Repot Tv: Ky fenomen vazhdon prej 30 vitesh i përfshirë në çdo qelizë të shëndetësisë

Doktor Erion Dasho në një lidhje live nga Gjermania ka komentuar skandalin e mashtrimit dhe zhvatjes së pacientëve të sëmurë me tumor në spitalin e Onkologjikut në QSUT. 

Dasho shprehut se ky fenomen nuk është i ri për sistemin shëndetësor shqiptar teksa kujton fillimet e studimeve të tij në vitet 90 ku mjekët dërgonin pacientën nëpër klinikat e tyre private.

Doktori tha për Report Tv se këtij fenomeni i janë shtuar disa element artificial për të nxitur protesta dhe për të larguar vëmëndjen e qytetarëve nga skandale më të mëdha.

Ndër të tjera Erion Dasho thekson se nuk i beson të gjiitha elementet e publikuar si në rastin e akuzave për marrjen dhe shitjen e medikamenteve nga mjekët me arsyetim se nëse kjo do të ndodhte në këtë grup duhet të ishte patjetër një farmacist pasi një mjek nuk ka akses tek medikamentet.

“Është këmbanë alarmi për qytetarët për pacientët sepse ata e vuajnë më shumë në të gjithë sitemin shëndetësore shqiptarë.

Problemi është universal vazhdon prej shumë vitesh dhe ka prekur të gjitha spitalet, fakti që është i përhapur nuk do me thënë që është i pranueshëm. Mjekët që i nxisin pacientët  që të shkojnë në klinika private kanë interes personal pra përfitim personal. Është problem universal por në vendet e zhvilluara janë raste më pak. Por baza e të gjithë këtij skandali është se mjekët dërgonin pacientët në klinkiat e tyre private.

Ky është një fenomen është i përhapur në të gjithë vendin që më hapjen e klinikave dhe kabineteve në fillim të viteve 90  kur unë isha në fillimet e studimeve të para ka qenë që në atë kohën kur unë isha student ishin disa mjek që ishin më ndërmarrës hapen ato kabinetët private që ishin dhoma rreth e qark spitaleve është një fenomen që vijon prej 30 vitesh dhe është i përfshirë në çdo qelizë të shëndetësisë.

Ky fenomen është shumë i përhapur në QSUT dhe nëse do të publikohej nuk do të bënte ndonjë bujë të madhe, por filloi dolën edhe detaje nga dosja dolen detaje që mjeku me ato para do të shkonte në “Hawai”  nëse nje mjek vjedh mund të shkoj në Hawai apo Gjermani ai prapë shkelës krimi mbetet dhe do te dënohet për krimin jo se do shkojë në këto vende.

U përmenden medikamentet, mund të kenë marrë medikamente për ti shitur, por mua nuk më rezulton, sepse nëse do i kishin marrë do të duhej të kishtë një farmacist brenda grupit sepse një mjek nuk ka akses tek medikamentet. 

Janë akuzuar për një fenomen te dënueshëm, por banal që ndodh rëmdontë në sistemin shëndetësor shqiptar, këtij skandali i është veshur në mënyrë artificiale 3 ose 4 elemente artificale për t'i bërë qytetarët të dalin në protestë dhe për të tërhequr vëmendje nga skandale më të mëdha”, u shpreh Erion Dasho

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/07/2024 01:01

    Ky fenomen ne te vertete ka qene qe ne kohen e Xhaxhit,me pak i perhapur,por ka ekzistuar.Klinika e spitale private nuk kishte,por ama personeli i spitaleve dhe ate kohe bente numra,si ne zhvatje pacientesh,si ne vjedhje ne spitale ku kryesisht vidhej ne guzhine.Dhe pacienteve u kerkoheshin me shume gjera ne natyre.Tani vetem se eshte rritur /tarrifa/ dhe nga gjera ne natyre,eshte kaluar ne vetem ne para dhe natyrisht /orientim/ drejt privatit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje