Mjerimi i teatrit, Angoni: Bashkia
nuk e shpëton e vetme “Migjenin”

Mjerimi i teatrit, Angoni: Bashkia<br />nuk e shpëton e vetme “Migjenin”
TIRANE- Një shëtitje përreth mjediseve të brendshme të teatrit “Migjeni” është e frikshme. Gjithçka e vjetëruar. Shumë prej paisjeve të rrjetit elektrik nuk dihet sesi funksionojnë ende. Shkresa që tregon rrezikun e djegies së teatrit si shkak i amortizimit të sistemit elektrik është e vitit 2005. Gjatë një koncerti të muzikantëve nga Austria në atë kohë u dogj një transformator i ndriçimit të skenës që rrezikoi djegien edhe të krejt teatrit “Migjeni”.

Drejtuesit e atëhershëm iu drejtuan kryetarit të Bashkisë të asaj kohe Artan Haxhit, Prefektit, Ministrisë së Kulturës, duke i njohur me situatën. Që atëherë e deri më sot askush nuk ka vënë dorë. Kabllot elektrike janë të amortizuara. Paneli që ndodhet në kabinën e tensionit të lartë, prej vitesh është demode. Pjesa mbrapa e panelit të rrjetit elektrik në kabinën e tensionit të lartë po ashtu është tërësisht e amortizuar. Dërrasa që ndodhet në mes të tubave është vendosur për të shmangur masën elektrike si shkak i rrymës të energjisë që përcillet aty.

Këto dërrasa ndodhen kudo mes tubave për të shmangur masën elektrike që mund të sjell edhe rënie të zjarrit. Një dhomë që duket si kasolle e vjetruar është dhoma ku duhet të qëndrojë gjeneratori i teatrit. Disa prozhektorë që ndodhen pak metra lart menjëherë pas skenës së teatrit dhe bëjnë ndriçimin gjatë shfaqjeve mund të përdoren për antikuare, sepse të tilla nuk gjen më askund. Ndenjëset ku publiku ulet për të ndjekur shfaqjet në sallën e teatrit janë të vendosura që në vitin 1958. Herë pas here saldohen apo ngulen hekura e gozhda për t’i mbajtur, sepse nuk qëndrojnë ndryshe.

Dhomat e shumta të teatrit duket si banesa tw braktisura prej vitesh. Kaloriferët, në vend që të ngrohin kanë zënë pluhur e janë ndryshkur. Hidrantët e ujit që duhet të përdoren në rast zjarri, janë vetëm për figurë, sepse aktualisht nuk mund të furnizohen me ujë në rast se ka zjarr. Por ato janë mbuluar nga dheu i mureve ndër vite. Disa kova me bojë që përdoren për skena apo materiale të ndryshme ngjajnë me kioskat e vogla të ndonjë bojaxhiu të vjetër. Llampat e ndriçimit duhej të ishin në ndonjë muzeum e jo të përdoren për ndriçim.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf