DURRËS- Një 32-vjeçar është përplasur për vdekje në aksin rrugor ‘Shkozet-Shijak’, ndërsa lëvizte me biçikletë. Vasil Hasani ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa autori ende nuk është identifikuar.
Pas përplasjes ai është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ende nuk është bërë i mundur arrestimi.
“Rreth orës 06:15, në aksin rrugor “Shkozet-Shijak”, në vendin e quajtur Rrashbull, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur biçiklistin, shtetasin V. H., 32 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, 32-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij”, njoftoi Policia e Durrësit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.








Komente
Komento