MKTRS përkujton Musine Kokalarin
në 30-vjetorin e vdekjes
"Musine Kokalari është shkrimtarja e parë grua shqiptare dhe kjo nuk është pak, ajo është disidentja e parë që sfidoi dhe u burgos nga diktatura dhe kjo është shumë", tha ministri i MTKRS, Visar Zhiti.
TIRANË - Në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve u përkujtua përmes një ceremonie të veçantë 30-vjetori i ndarjes nga jeta të intelektuales së njohur Musine Kokalari. Ministri i TKRS-së, Visar Zhiti gjatë përshëndetjes së tij foli për rolin e gjithanshëm të Musine Kokalarit të fushën e letërsisë, politikës etj. Ndër të tjera, Zhiti tha se "kultura jonë i ka dramat të mëdha dhe na takon neve t'i vlerësojmë ato".
"Musine Kokalari është shkrimtarja e parë grua shqiptare dhe kjo nuk është pak, ajo është disidentja e parë që sfidoi dhe u burgos nga diktatura dhe kjo është shumë", tha ministri. Vlera e Musinesë është morale, sepse i qëndroi dhunës, është vlerë politike se sfidoi kohën, është vlerë antropologjike e historike. Ne, shtoi ministri, jemi të aftë për të mos i çmuar të tjerët dhe kjo që po bëjmë për figurën e Musine Kokalarit është fillimi i një pune të mirë.
Për figurën e Musinë Kokalarit folën edhe studiuesit e njohur Agim Musta dhe Novruz Shehu, të cilët e vlerësuan figurën e saj unikale për aktivitetin e saj politik, si dhe të afërm e familjarë, të cilët ndanë momente të panjohura të jetës së Musine Kokalarit.
Mbi jetën e Musine KokalaritMusine Kokalari lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Adale, të Turqisë. Në vitin 1921, familja e saj kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore. Ajo është cilësuar pioniere e lëvizjes së feminizmit në Shqipëri dhe për këtë i referohen aktivitetit të saj si shkrimtare dhe veprimtare politike.
Themeloi Partinë Socialdemokrate në vitin 1943 dhe shkruante në gazetën "Zëri i Lirisë", organ i partisë. Ishte pjesëtare e grupimit opozitar antikomunist "Bashkimi Demokratik Shqiptar" (1946), një aleancë e Partisë Socialdemokrate, kryesuar nga Musine Kokalari, me Frontin e Rezistencës dhe me Grupin Monarkist.
Gjyqi komunist e dënoi me 20 vjet heqje lirie, me humbjen e të gjitha të drejtave civile dhe konfiskim të pasurisë. Pasi kreu 16 vjet nga dënimi i saj, Musinenë e internuan në Rrëshen, ku për 22 vjet punoi në bujqësi dhe ndërtim, si punëtore llaçi. Ndahet nga jeta në vitin 1983.
Është autore e veprave "Siç më thotë nëna plakë" botim i vitit 1939 me rrëfenja, gojëdhëna, shënime dhe recenca mbi etnografinë e traditën popullore. Më 1944 botohet "Rreth vatrës" dhe "Sa u tund jeta" 1945. Më 2000 botohet një përmbledhje e shkrimeve, artikujve, eseve dhe kujtimeve me titull "Si lindi Partia Demokratike". Në 2004 u botuan 60 ese të sajat nën titullin "T'isha një lule".
Musine Kokalarit i janë akorduar nga Presidenti i Republikës medalja "Martir i Demokracisë" (Pas vdekjes) dhe Titulli "Nderi i Kombit".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
39.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
10.4%
Vota total: 7076
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu godet aleancat e Berishës: Ti lësh grekëve Himarën, është sikur Albin Kurti ti lërë serbëve Mitrovicën
30 Korrik, 19:41
-
VIDEO/ Ikni, o çfarë katastrofe! Momenti kur zjarri rrezikon jetën e zjarrfikësve! Momentet dramatike tek Rana e Hedhun
30 Korrik, 19:41
-
Spahiu: Berisha gënjeu për paktin me Ramën/ Gjykata Kushtetuese kërkoi lista të hapura! Ata të dy i mbyllën
30 Korrik, 19:35
-
Aktivizohet një vatër zjarri në fshatin Guras në Pogradec, forcat zjarrfikëse dhe banorët 'në luftë' me flakët
30 Korrik, 19:27
-
Shpërthen Spahiu: Pas fushatës antishqiptare me plazhe bosh, e njëjta “dorë” po i vë zjarrin bregdetit
30 Korrik, 19:21
-
Iu sekuestruan 50 mln euro pasuri, Apeli kthen për rigjykim çështjen e Kristian Boçit e 6 të tjerëve
30 Korrik, 19:01
-
VIDEO/ Dy avionë canadair nga Italia në Shëngjin, ndërhyjnë për të shuar flakët! Momenti kur furnizohen me ujë në Adriatik
30 Korrik, 19:00
-
Zjarri në Shëngjin, OSHEE stakon energjinë elektrike tek Rana e Hedhun
30 Korrik, 18:55
-
Deputeti opozitar përdhos parlamentin, vendos këmbët mbi tavolinë teksa pritej të votohej për kryeparlamentaren
30 Korrik, 18:48
-
Deputetët socialistë takojnë ministrat e rinj, Rama nuk takon Spiropalin! Peleshi i uron suksese pasardhësit të tij Pirro Vengu
30 Korrik, 18:45
-
Arrihet marrëveshja me Belgjikën, Leonard Duka do të ekstradohet në Shqipëri
30 Korrik, 18:39
-
Përkeqësohet situata në Shëngjin/ Kërkohet evaukimi i banorëve në lagjen e portit, ndodhet depozitë gazi 5 mijë litërshe
30 Korrik, 18:33