/ATSH-AFP/. - Steven Gerrard e ka nisur "jeten e re" futbollistike pas largimit nga Liverpuli, me fitore 2-1 te ekipit te tij te ri Los Angeles Galaxy ndaj formacionit meksikan, Club America, te shtunen nje ndeshje miqesore.
Ne ndeshjen e tij te pare me formacionin e kampionatit amerikano-verior (MLS), ish-kapiteni emblematik i Liverpulit ka luajtur per 45 minuta.
Gerrard ka marre ovacionet e 27.934 tifozeve te StubHub Center ne Carson, ne rrethinat e Los Angeles, dy muaj pasi ishte percjelle nga 44.000 fansa te tij ne Anfield.
35-vjeçari Gerrard do te debutoje ne MLS te premten ne ndeshjen ne shtepi ndaj San Jose Earthquakes.
Ish-mesfushori i ekipit perfaqesues anglez, po luan tashme ne klubin e tij te dyte gjate karrieres profesioniste: ai ka luajtur me fanellen e Liverpulit nga 1998- 2005.
Para tij, ish-shoku i tij ne ekipin e Anglise, David Beckham, ka luajtur nga 2007- 2012 me LA Galaxy, kampion i MLS ne fuqi.
Me Reds, Gerrard ka luajtur 708 ndeshje, duke shenuar 185 gola ne te gjitha kompeticionet. Ai ka fituar Ligen e Kampioneve ne 2005, Kupen e UEFA ne 2001, dy edicione te Kupes se Anglise (2001, 2006), por asnje titull te kampionit te Anglise.