TIRANE- Ministria e Mbrojtjes i është drejtuar për herë të tretë Prokurorisë së Përgjithshme me një tjetër kallëzim për afera që prekin këtë dikaster dhe Forcat e Armatosura përgjatë tre viteve të fundit.
Pas ish-Ministrit të Mbrojtjes Arben Imami dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të kësaj ministrie dhe ish-drejtorit të Uzinës së Mjekësit, kësaj radhe Ministria e Mbrojtjes ka kallëzuar pranë organit të hetimit ish-Drejtorin e Shërbimit Informativ Ushtarak, Ylli Zyla, i dorëhequr nga ky post pas akuzave politike që e akuzonin edhe për tregti armësh.
Sipas një burimi jozyrtar mësohet se kallëzimi ka të bëjë me dyshimet se Koloneli Zyla mund të ketë shkelur ligjin si kreu i Shërbimit Informativ Ushtarak përgjatë blerjes së pajisjeve të posaçme të përgjimit.
Sipas një urdhri të lëshuar nga ish-Ministri i atëhershëm, Arben Imami, SHIU-t i është kërkuar të blejë këto pajisje, mes të cilave pajisje regjistrimi video dhe audio, pajisje analoge transmetimi dhe rrip përgjimi me prokurim të drejtpërdrejtë në një kohë që ishte caktuar edhe firma se ku do bliheshin.
Burimet jozyrtare shprehen se e gjithë kjo procedure kap vlerën e 1.5 milionë eurove. Ministria edhe në rrugë jozyrtare nuk jep asnjë detaj për shkeljet konkrete që dyshohen se kanë ndodhur, ndërkohë që në një komunikim të “Top Channel” me Prokurorinë e Përgjithshme u konfirmua se është depozituar një tjetër kallëzim, por nuk u hodh dritë mbi objektin e tij.
Ish-kreu i SHIU-t Ylli Zyla pas dorëheqjes së tij nga kjo detyrë u emërua kreu i Policisë Ushtarake, ndërkohë që u shkarkua nga Ministria e Mbrojtjes në shtator.
Seria e kallëzimeve për aferat në këtë Ministri nisën në dhjetor ndaj ish-Ministri Imami së bashku me katër ish-zyrtarë të kësaj ministrie, ku u kallëzuan veprat penale të shpërdorimit të detyrës, shpërdorim të kontributeve të dhëna nga shteti dhe shkelje të barazisë në tenderë dhe ankande publike, për afera në fushën e reklamave që kapin shifrën e mbi një milionë eurove.
Kjo dosje ndodhet aktualisht nën verifikim në Prokurorinë e Tiranës, ndërkohë në fund të janarit Ministria depozitoi një tjetër kallëzim për ish-Ministrin Imami për abuzime në fushën e demontimit të armëve, shitjes së tritolit dhe deri tek kalimi i Klubit Sportiv Partizani në pronësi të Uzinës së Mjekësit.
Marrë nga "Top Channel"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com