Mobilizim diplomatiko-ushtarak kundër ISIS-it

/ATSH-AFP/ - Franca zhvilloi sulme ajrore sot në Irak dhe Britania e Madhe shumë shpejt do t'i bashkohet në Siri, duke shënuar kështu një përshpejtim të mobilizimit ndërkombëtar kundër grupit Shteti Islamik (ISIS), ndërkohë që kërcënimi i sulmeve terroriste vazhdon të qëndrojë mbi Brukselin.
"Avionët luftarakë-bombardues që ndodhen në avionmbajtësen franceze 'Charles de Gaulle' sulmuan ISIS-in në Irak për herë të parë që prej vendosjes së anijes në Mesdheun lindor', njoftoi ushtria franceze.
"Ne do të intesifikojmë bombardimet tona, do të zgjedhim objektivat që do të bëjnë më shumë dëme të jetë e mundur kundër kësaj ushtrie terroriste", premtoi sot në mëngjes presidneti François Hollande.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai