MOBILIZIMI/ Bashkia e Tiranës miraton qiranë 1 vjeçare me vlerën e tregut për familjet e prekura nga termeti...Meta 4 kërkesa qeverisë

MOBILIZIMI/ Bashkia e Tiranës miraton qiranë 1 vjeçare me vlerën e tregut për familjet e prekura nga termeti...Meta 4 kërkesa qeverisë

Shqipëria është në këmbë për të përballuar pasojat e tërmetit të 26 nëntorit. Fokusi është jo vetëm tek evidentimi i dëmeve, por edhe tek mobilizimi shtetëror për të garantuar sigurinë dhe strehimin e të prekurve nga tërmeti. Përfaqësues të qeverisë por edhe të opozitës kanë vizituar të prekurit në zonat më problematike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:11
Mes festës e dhuratave, vogëlushja 6-vjeçare feston ditëlindjen në Kampin e Emergjencave në Vorë

1575404256_be.png

Melisa është vajza që festoi ditëlindjen në Kampin e Emergjencave në Vorë, pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Fëmijët iu rikthyen normalitetit, duke kërcyer e kënduar për disa momente, pas traumës së tërmetit.

Ministrja Belinda Balluku ka marrë pjesë në festën e vogëlushes 6 vjeçare,  ku ka festuar me të gjithë fëmijët e pranishëm.

Ajo  ka uruar vogëlushen duke i shprehur të ketë vetëm shëndet e lumturi pranë prindërve e gjyshërve.

Për vogëlushen kjo ishte ditëlindja më e bukur që kishte festuar deri tani.

Shumë urime për ty! Shumë urime për Melisën! Melisa tha që kjo është ditëlindja më e bukur që ka pasur. Në Kampin e Emergjencave në Vorë, mes tingujve të muzikës dhe lojërave të fëmijëve, festuam ditëlindjen e vogëlushes 6-vjeçare, të gjithë bashkë si një familje e madhe! Jetë të gjatë Melisës, shëndet e lumturi bashkë me prindërit e me gjyshërit, u bëfsh sa më e madhe”, tha ministrja Balluku.

Ministrja Balluku gjithashtu garantoi se askush në këtë situatë nuk do jetë vetëm sepse  asgjë nuk është e pamundur kur jemi në këmbë.

“Askush nuk është vetëm, sot jemi edhe më të fortë, sepse jemi të bashkuar! Asgjë nuk është e pamundur, kur është në këmbë”, u shpreh Balluku.

Ora 20:28
Bashkia e Tiranës miraton qiranë 1 vjeçare me vlerën e tregut për familjet e prekura nga termeti/ Ja procedurat dhe dokumentet

Bashkia e Tiranës do t’i paguajë qiranë e shtëpisë me vlerën e tregut familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot një sërë vendimesh të rëndësishme që kanë të bëjnë me përballimin e situatës së krijuar si rrjedhojë e tërmetit të javës së shkuar, ku ndër të tjera edhe pagesën e plotë të qirasë për një periudhë 1 vjeçare për rreth 1082 familje, banesat e të cilëve janë dëmtuar dhe janë bërë të pabanueshme. 

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se pagesa do bëhet e vlefshme edhe për muajin dhjetor.

“Vendimi i dytë është ndoshta vendimi më i rëndësishëm që marrim sot: Për pagesën e plotë të qirasë sipas vlerës së tregut për familjet që janë dëmtuar nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019. Nuk është vetëm një vendim financiar, është edhe një vendim për thjeshtimin e procedurave se si këto familje duke nisur nga nesër do aplikojnë për të marrë 100% qira, sipas vlerës të tregut”, u shpreh Veliaj.

Më tej, ai sqaroi se përfitojnë pagesën e plotë ato familje që i janë dëmtuar shtëpitë dhe që nga akt konstatimet e hartuara nga Instituti i Ndërtimit është arritur në konkluzionin për evakuimin e tyre nga këto banesa. 

Vlera e pagesës sipas vlerës së qirasë së tregut të lirë sipas strukturave përkatëse të apartamenteve, të jetë si më poshtë: 
a.Qiraja për strukturën e apartamentit për 1+1, 18 mijë lekë.
b.Qiraja për strukturën e apartamentit për 2+1, 220 mijë lekë.
c.Qiraja për strukturën e apartamentit për 3+1, 270 mijë lekë.

Ndërkohë që sipas vendimit, familjet që aplikojnë për përfitimin e pagesës së qirasë sipas këtij vendimi duhet të depozitojnë pranë njësisë administrative ku kanë vendbanimin e tyre, dokumentacionin si më poshtë:
a.Formularin e aplikimit, i cili gjendet pranë njësisë administrative, sipas formatit bashkëlidhur këtij vendimi;
b. Akt konstatimi i Institutit të Ndërtimit;
c. Certifikatë familjare;
d. Numrin e llogarisë bankare, ku do të derdhet pagesa e qirasë.
Aplikimi dhe dokumentacioni, dorëzohet pranë njësisë administrative përkatëse.

Ora 19:50
Këshilli Bashkiak i Tiranës mban 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit

Këshilli Bashkiak i Tiranës e ka nisur mbledhjen e tij jashtë radhe me 1 minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit të 26 nëntorit. I thirrur për të marrë disa vendime shumë të rëndësishme për përballimin e pasojave të tërmetit, Këshilli me kërkesë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nderuar me një minutë heshtje të gjithë ata që humbën jetën nën rrënojat e tërmetit të fortë që goditi vendin tonë javën e shkuar. Në fjalën e tij Veliaj theksoi se kryeqyteti diti që edhe kësaj here ti bëj ballë kapriçove të natyrës, duke u reaguar me forcë dhe në kohë rekord për tu ringritur sërish.

Ora 17:49
Çuçi përgënjeshtron Bashën në Sukth: 250 persona janë strehuar në hotele, grupi i ekspertëve në terren duke bërë vlerësimet

1575391800_cuci.jpg

Pasojat e tërmetit, ministri Fuqiplotë përgënjeshtron Bashën në Sukth: 250 persona janë strehuar në hotele, grupi i ekspertëve në terren duke bërë vlerësimet

Ministri i Jashtëzakonshëm Bledi Çuçi inspektoi pasditen e së martës punën e grupeve të verifikimit të dëmeve nga tërmeti në zonën e Sukthit. Gjatë fjalës së tij Çuçi përgënjeshtroi deklaratat e kryedemokratit Lulzim Basha se në  disa lagje akoma nuk u ka shkuar asnjë ndihmë dhe se janë në kushte skandaloze.

Çuçi tha se në këto zona ka prezencë në terren grupe ekspertësh  të huaj dhe shqiptarë të cilët po inspektojnë të gjithë banesat e dëmtuara në njësinë administrative të Sukthit.

Ministri Çuçi tha se të gjithë banorët e dalë të pastrehë në zonën e Sukthit janë akomoduar në hotele që ditën e parë kur nisi ky proces.

Nga ana tjetër ai ka garantuar çdo banor të kësaj zone se vëmendja e grupeve të vlerësimit dhe e shtabit është e gjitha tek ata.

“Sapo u takuam me një grup ekspertësh të huaj dhe vendas që po inspektojnë banesat në këtë zonë. Përfitoj nga rasti të them dhe njëherë se grupet e vlerësimit dhe vëmendja e Shtabit të Emergjencave e pushtetit vendor është në çdo zonë të prekur nga tërmeti. Dua të përgënjeshtroj çdo zë që thotë se nuk është bërë asgjë në Sukth. Vetëm nga Sukthi sot që flasim kemi 250 persona që janë akomoduar në hotele. Për të qenë sa më bindës unë po ju lexoj disa prej emrave që janë akomoduar në hotele që ditën e parë kur nisi akomodimi: 

Agim kanina

Denada kasa

Klajdi laho

Natasha laho

Hëna kasa

Nadire shehu

Arjana shehu

E me radhë këto janë banorë të Sukthit të akomoduar për njerëzit të cilëve u janë dëmtuar shtëpitë. I gjithë shteti është në këmbë për t’iu përgjigjur çdo nevoje. Ju lutem spektaktorëve nëse nuk na japin një dorë të paktën të mos na rrinë nëpër këmbë”, u shpreh ministri Çuçi. 

Në zonën e Sukthit aktualisht janë ekspertë grekë dhe shqiptarë që po punojnë për vlerësimin e objekteve të dëmtuara nga tërmeti. 

Ora 17:27
Nxehet Lleshaj! Debat me inxhinierin: Sigurohu mirë para se të flasësh për deme... kryetari ça është, ça është? (VIDEO)

Një nga pallatet në qytetin e Lezhës ka pësuar dëmtime, por pas verifikimeve, ekspertët nuk kanë dalë në një përfundim. Disa thonë është e banueshme, e ndërsa disa të tjerë është e banueshme, ç'ka ka bërë që banorët të irritohen dhe të ndihen të pasigurt. I pranishëm në këtë diskutim ka qenë edhe ministri i brendshëm Sandër Lleshaj, i cili ka pasur një debat me tone të ashpra me drejtorin e urbanistikës në Bashki, Nik Leka sipas së cilit ka përhapur panik pa qenë i sigurt.

Leka: Në katër anët e traut janë të çarë. Na duhet një ekspertizë më e specializuar...
Lleshaj: Ti je shefi i urbanistikës. Ti duhet të kesh shumë kujdes kur përhap panik tek banorët.
Leka: Nuk e kam thënë unë
Lleshaj: Kush e ka thënë
Leka: E ka thënë kryetari
Lleshaj: Po kryetari ça është, ça është
Leka: Në gjykimin tim ishte shumë e rrezikshme
Lleshaj: Kjo është xham e gjitha, asnjë xham nuk është thyer, bëni budalliqe kot
Leka: Situata nuk është e mirë
Lleshaj: Stop, kini kujdes. Kur i thua vetes inxhinier kujdes kur flet.

Ora 17:20
Veliaj: Familjet me banesa të pabanueshme të aplikojnë për qira 1 vjeçare, kemi caktuar 2 mijë kuota

1575390169_veliaj.jpg

Dhjetëra familje që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit në kryeqytet janë strehuar në qendrave sociale të Bashkisë së Tiranës, ku veç ushqimit të ngrohtë, u shërbehet edhe për çdo nevojë tjetër, kurse për fëmijët organizohen lojëra e aktivitete të ndryshme, që i ndihmojnë në kalimin sa më lehtë të situatës. Drekën e sotme kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e kaloi me familjet e strehuara në qendrën sociale “Qëndrojmë së bashku” në Kombinat, ku shërbeu ushqim dhe kaloi disa çaste me fëmijët.

Veliaj tha se këto çaste është e rëndësishme që çdokush të kuptojë se më e keqja kaloi dhe se qyteti po i kthehet normalitetit. “Kjo është një nga shumë qendrat sociale në Tiranë. Tani që kanë kaluar 7 ditë nga tërmeti, që ishte një nga fatkeqësitë më të mëdha që i kanë ndodhur vendit, mesazhi që duam të japim është se jeta vazhdon. Secili prej nesh mund të ketë pasur vuajtje në familje, mund të ketë pasur humbje, por ama gjithmonë kuptojmë se jeta vazhdon. Kur shohim fëmijë të vegjël si Sibeli, por edhe gjyshe si Limaja, e kuptojmë se filli i jetës nuk duhet ndërprerë kurrë”, tha ai.

Kryebashkiaku ftoi qytetarët, banesat e të cilëve janë bërë të pabanueshme, të përfitojnë nga mundësia që ofron Bashkia e Tiranës për të aplikuar sa më parë për qira 1 vjeçare, derisa të zgjidhet përfundimisht çështja e strehimit të tyre. “Duke qenë bashkë dhe duke mbaruar të gjitha detyrimet e para të emergjencave, do të kemi kohë që të përkushtohemi tek rindërtimi. Kemi çuar formularët për bonusin e qirasë në njësitë administrative, edhe tek Njësia 6. Pasi të mbarojmë drekën, secili do të shkojë ta firmosë; pra, kujt i është shpallur shtëpia e pabanueshme, duhet të plotësojë formularin, dhe në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të kësaj jave, jemi të përgatitur të paguajmë deri në 2 mijë familje. Kemi më pak, por deri në 2 mijë kemi marrë masat në buxhet, që t’i paguajmë një qira, me çmimin e tregut, pa asnjë diferencim”, tha Veliaj.

Duke konfirmuar se qendrat sociale do të qëndrojnë hapur edhe në ditët në vijim, ai nënvizoi se trajtimi me bonus qiraje për këto familje do t’i japë kohë bashkisë për gjetjen e një zgjidhje përfundimtare. “Qendrat sociale do të jenë hapur; pra, nëse keni nevojë për një vakt, për batanije, prapë do jenë hapur, por ama jetesa në qendrat sociale është me masë. Se po ndenjëm tërë kohën sikur jemi në krizë, atëherë nuk do na dalë psikoza e krizës gjithë jetën. Kurse kur kuptojmë se kriza vazhdon një javë dhe javën tjetër fillojmë sistemimin në apartamente me qiratë e e paguara nga bashkia, na jep kohë 6 muaj, një vit, një vit e gjysmë, deri sa të bëjmë gati një zgjidhje përfundimtare, dhe kjo është mënyra më e mirë”, shtoi Veliaj.

Ai siguroi se edhe kësaj here Tirana do të dijë të ringrihet falë solidaritetit që kanë treguar qytetarët e saj, si dhe angazhimit të të gjitha strukturave bashkiake dhe ato

qeveritare. “Jam i bindur se po ndenjëm bashkë, siç kemi qenë këto 7 ditë, nuk ka asnjë tërmet që na vë poshtë. Jam i bindur se Tiranën do ta ngremë edhe më të fortë, më solidare. Jo vetëm më të fortë në ndërtesa të reja, që do të zëvendësojnë karakatinat e vjetra që i prishi tërmeti, por edhe më të fortë si karakter dhe si shpirt të Tiranës”, tha Veliaj.

Ora 15:13
Tirana i kthehet normalitetit, rinis aktiviteti në shumicën e kopshteve dhe çerdheve në kryeqytet


Sot, dita për fëmijët e kopshteve 11 dhe 52 në Njësinë 5, nisi me përrallën e Borëbardhës, e lexuar nga kryebashkiaku i Tiranës. I rrethuar nga dhjetra fëmijë, të cilët filluan si zakonisht mësimin, pas tërmetit të 26 nëntorit, Veliaj dha mesazhin se Tirana është e vendosur t’i kthehet jetës normale. Shumica e çerdheve dhe kopshteve publike të kryeqytetit hapën dyert në mëngjes për vogëlushët, pasi sipas tij, është shumë e rëndësishme që fëmijët t’i kthehen normalitetit.

“Sot kemi hapur mbi 90% të kopshteve dhe çerdheve të Tiranës. Është një mesazh shumë i rëndësishëm për të treguar se jeta vazhdon, se Tirana është e vendosur t’i kthehet normalitetit. Kthimi i normalitetit nuk do të thotë të harrojmë çfarë ndodhi; përkundrazi, jemi më të përkushtuar për rindërtimin, për rehabilitimin e familjeve të prekura, jemi më të përkushtuar që ky dimër të zërë sa më shumë familje në kushte të mira pas tragjedisë, por siç e ka emrin edhe ky kopësht, kopshti “Cicërimat”, nëse nuk kemi cicërimat që sinjalizojnë se i jemi kthyer normalitetit, nuk kemi bërë asgjë”, tha ai.

Për çerdhet dhe kopshtet që kanë ende nevojë për ndonjë meremetim të vogël, kryebashkiaku tha se punimet do të kryhen në kohë rekord, për t’u siguruar që javën tjetër, çdo gjë të jetë gati për të rifilluar aktivitetin në çdo institucion parashkollor të Tiranës.

 “Do të vazhdojmë riparimet edhe në ato 1 apo 2 kopshte që kemi për të bërë disa rregullime të fundit. Prindërit do të njoftohen që javën tjetër të jemi 100%, sot jemi 90%, do të shkojmë 100% në kthim në normalitet. Këshilla ime për prindërit është: qëndrojuni afër fëmijëve, nuk ju kushton asgjë t’u lexoni një përrallë, t’i përqafoni, t’i thoni të kam xhan, jam krenar për ty. Nëse kanë problem pagjumësinë të jeni aty për t’i vënë në gjumë”, u shpreh Veliaj.

Sa i takon shkollave, ai sqaroi se një pjesë e atyre që nuk ofrojnë garanci për vijimin e mësimit do të prishen, ndërsa në pjesën tjetër që nuk paraqesin asnjë rrezik, do të bëhen vetëm riparime.

“Disa shkolla do të prishen, siç është rasti i dy shkollave në Pezë dhe në Pezë të Vogël. Shkolla të rrënuara, të ndërtuara para 40-50 vitesh, të cilat do të bëhen të reja, më të bukura. Kurse në shkollat e tjera do të bëjmë riparimet e nevojshme dhe do të kemi njoftimet hap pas hapi edhe për hapjen e shkollave”, tha Veliaj.

Më tej, ai theksoi se në këtë fazë është shumë e rëndësishme që të komunikohet vazhdimisht me fëmijët për t’u shpjeguar se s’ka më vend për frikë dhe se çdo gjë i është kthyer përditshmërisë.

“Sot në këtë kopësht dhe në të gjitha kopshtet e Tiranës, jo vetëm kemi filluar normalitetin, por psikologët po punojnë me fëmijët, po ashtu edhe me edukatoret si të jenë më shpjeguese kur vjen puna për t’u shpjeguar fëmijëve se çfarë ka ndodhur, si të menaxhojnë frikën dhe stresin pas kësaj traume. Psikologët do të punojnë edhe me prindërit, ndaj është shumë e rëndësishme që pasi Tirana e kaloi me sukses integritetin fizik të ndërtesave, të kopshteve dhe të çerdheve, të ruajmë edhe integritetin mendor”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se është me rëndësi që fëmijët të kujtojnë se Tirana është një qytet që di të ngrihet në këmbë edhe kur fatkeqësitë natyrore janë shumë të mëdha. “Nuk ka asnjë lloj dyshimi që kjo ngjarje do të na shoqërojë gjithë jetën. Ata që do e mbajnë mend këtë ngjarje të hidhur e të trishtë, do jetë diçka që do shënjojë fëmijërinë apo rininë e tyre. Ama, duhet të mbajnë mend edhe mënyrën sesi u ngritëm në këmbë, sesi rikuperuam në kohë rekord. Dua t’i falenderoj të gjithë kolegët që merren me kopshte, çerdhe, gjithë edukatoret heroina, gjithë kuzhinieret që kanë filluar të ushqejnë fëmijët shëndetshëm, për faktin se janë të parat që sinjalizojnë rikthimin e jetës në normalitet. Tirana rrëzohet, por Tirana edhe ngrihet shumë shpejt”, shtoi Veliaj.

Për të krijuar një klimë sa më pozitive dhe të gëzueshme në Tiranë, me fokus të veçantë fëmijët, Veliaj tha se Bashkia e Tiranës do të vijojë të organizojë aktivitete të ndryshme argëtimi dhe festive.


 

Ora 15:07
Basha në Ishëm sjell pamjet nga kushtet ku jetojnë banorët pas tërmetit tragjik (FOTO)

Lulzim Basha ishte sot në disa fshatra të Durrësit dhe Ishmit për të parë gjendjen e banorëve të prekur nga tërmeti, ndërsa akuzoi se askush nuk u ka shkuar për t'i ndihmuar pas tërmetit. Përmes fotove të shpërndara nga selia blu, tregohet gjendja në këto fshatra, sipas Bashës, që kërkoi menjëherë reagimin e qeverisë.


Ora 14:20
Meta 4 kërkesa qeverisë: Duhet hartë e re e riskut sizmik, implementoni sa më shpejt eurokodet e ndërtimit

Presidenti Ilir Meta i kërkon qeverisë të bëjë një studim sizmik dhe të caktojë në hartë zonat e riskut jo vetëm nga tërmetet por edhe përmbytjet, rrëshqitjet, zjarret, e çdo lloj formë fatkeqësie natyrore. Kreu i shtetit i kërkon qeverisë që të nisë zbatimin e sistemit të eurokodeve në godinat civile dhe ato të banimit. Eurokodet janë kodet e ndërtimit, projektimit dhe zbatimit që përdor Evropa, dhe që Meta kërkon të implementohen t ëgatshme edhe në Shqipëri. Po ashtu, pas një takimi që ka pasur këtë të martë me pedagoge dhe drejtues shkencorë, Meta thotë se duhet bërë plotësimi i legjislacionit të planifikimit urban me elementë të rinj sigurie. Kërkesa e katërt që Meta i bën qeverisë është që në rishikimin e buxhetit 2020 të mbështesë financiarisht edhe insttucionet e kërkimit shkencor.

"Pas takimit me pedagogët dhe drejtuesit shkencorë, lidhur me situatën e krijuar pas tërmetit, i kam kërkuar sot Qeverisë:

- Fillimin e punës sa më parë, për azhornimin dhe kompletimin e një Harte të re Fizike të Riskut për Shqipërinë në të cilën do të përfshihen dhe saktësohen zonat me rrezik sizmik, si dhe të gjitha territoret e kërcënuara nga erozionet, përmbytjet, rrëshqitjet, zjarrjet, etj;

- Zbatimin e detyrueshëm në të gjithë territorin e vendit të sistemit të eurokodeve në ndërtimet civile dhe objektet e banimit, pa asnjë përjashtim;

- Plotësimin e legjislacionit të planifikimit urban me elementë të rinj sigurie, sipas procedurave bashkëkohore, në projektimin dhe ndërtimin e objekteve të ndërtimit;

- Në kuadër të rishikimit të Buxhetit 2020, për përballimin e pasojave tepër të rënda, duhet të planifikohet edhe mbështetja e domosdoshme financiare për institucionet përkatëse të kërkimit shkencor", shkruan Meta në një postim në rrjetin social Facebook.

Ora 14:19
Basha nga Sukthi: Shembja e banesave? Betoni flet vetë! Boll më me llafe dhe manovra! (VIDEO)

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ishte sot  në qytetin e Durrësit dhe disa fshatra për të parë nga afër gjendjen e banorëve të prekur nga tërmeti. Lideri demokrat tha se banorëve në Gjoricaj të Ishmit dhe zona të tjerë, por edhe disa lagje brenda në qytet akoma nuk u ka shkuar asnjë ndihmë dhe se janë në kushte skandaloze. Gjendja më e rëndë sipas tij paraqitet pikërisht në Gjoricaj, por edhe në kampin e Manzës që është ngritur. Duke i kthyer përgjigje kryeministrit Rama që sot e ftoi sërish në tryezë, Basha i rikujtoi planin me tre pika dhe i kërkoi që të lerë llafet e manovrat sikur i cilësoi, por të ndihmojë të prekurit nga tërmeti.

"Kam katër orë në këtë zonë që është totalisht e harruar, dua t'u falenderoj që erdhët, shkoni deri në Ishëm. Në Gjoricaj 9 nga 10 shtëpi nuk jetohet. Dëmet janë kudo, por në këtë zonë ka një harresë totale askush nuk ka shkuar t'u thotë të rrinë apo jo, nuk kanë as çadra. Harresë dhe lënie në mëshirë të fatit. Kjo është emergjencë totale. E dyta, në kampin e çadra në Manëz është batërdi, balta ka shkuar deri në gju, brenda ka foshnje, fëmijë dhe të moshuar. Ka dy objekte shkollore jashtë rrezikut, ndërsa këta janë nata e gjashtë në shi, të merren të cohen në shkolla. Kjo është situata e rëndë, pa ndihma, ankohen për seleksionim, ankohen se marrin ata që kanë më pak nevojë. Edhe njëherë përsëris thirrjen, kemi propozuar tre pika për ata që kanë vullnet.

Pika e parë erdhi pas takimit me profesionistët, 500 inxhinierë nëse pajisjen nga shteti dhe që njerëzit të dinë nëse është dicka që riparohet apo të mos kthehen në banesë, dikush mund të zhvendoset për ca kohë apo të mendojë për riparim. Përdorimi i këtyre burimeve njerëzore, faleminderit atyre që kanë ardhur nga jashtë, por ne kemi edhe tonët që duan të kontribuojnë pa pagesë. E kanë ofruar te kryetari i opozitës, pasi kryeministri kishte një takime me bamirësit. Tani ata nuk duhet të mos merren se ia ofruan ndihmën kryetarit të opozitës. Njerëzit më kërkuan përshpejtimin e procesit të rivlerësimit. Angazhimi do të jepte një faturë të dëmit, sa është në tërësi, në zonat e goditura dhe shtëpi në shtëpi. Propozimi ynë është i qartë, janë 150 mln dollarë që do u shkojnë 10 oligarkëve për vitin 2020, këto t'u shkojnë njerëzve.

Ne po e detajojmë këtë propozim edhe më shumë. Ju inkurajoj të vijoni të raportoni dhe i bëj thirrje qeverisë të jetë në krye të detyrës, mos e konsiderojë garë propozimin e opozitës, se nuk jemi në garë, njerëzit nuk presin, të shkojnë të shikojnë cfarë nevoje janë. Foshnje një muajshe nata e tretë që flinte në familje. Kjo nuk është cështje bamirësi, por veprime konkrete, boll më me llafe. Unë dhe PD-ja do të vijojmë të japim ndihmën tonë. Ska kohë për manovra llafesh dhe keqpërdorim të situatës. Inxhinierët më thanë se shembja e shpejtë e objekteve është kriminale. E para duhet studiuar se cfarë ndodhi, betoni flet, sesi është shkatërruar një ndërtesë tregon gjithcka nga zbatimi i projektit te kodet e ndërtimit. Duhet studiuar cdo objekt para se të shembet, dhe përbën provë për atë që vdiqën. Kjo nuk do të ikë pa përgjegjësi pasi përbën provë materiale. Mund të bëhet një përpjekje për të nxjerrë orenditë pa rrezikuar njerëzit. Prokuroria ka ligjet, të bëjë detyrën, nëse bën detyrën askush nuk e merr zvarrë, por nëse merret zvarrë dhe kthehet në vegël është problem tjetër" tha ai.

Ora 14:16
Manastirliu në Durrës: Barna për të sëmurët kronikë, vijon vaksinimi i kategorive në rrezik

Shërbimi shëndetësor po ofrohet pa ndërprerje pranë pikave të emergjencës dhe në hotele ku janë akomoduar familjet e mbetura pa strehë si pasojë e tërmetit. Ministrja Manastirliu vizitoi sot pacientët kronikë që po marrin shërbim në kompleksian Diama në Durrës, ku janë akomoduar 300 banorë, kryesisht nga zona e Durrësit dhe Thumanës. 

“Kemi evidentuar 435 pacientë kronikë në hotele dhe pikat e emergjencës, të cilët po marrin mjekimin e nevojshëm, në mënyrë që të mos ju mungojë mjekimi I vazhdueshëm. Kemi organizuar shërbimin për ofrimin e kujdesit shëndetësor pranë hoteleve dhe kampeve të emergjëncës”, tha Manastirliu.

Në të gjitha hotelet dhe pikat e emergjencës ka nisur edhe programi I vaksinimit ndaj gripit për kategoritë në rrezik. “Është e rëndësishme ta vijojmë këtë program pranë piakve ku ka grumbullime qytetarësh, në mënyrë që të ruajmë shëndetin e tyre”, tha Manastirliu.

Sa i takon shërbimit shëndetësor për qytetarët si pasojë e tërmetit, aktualisht janë 18 pacientë që vijojnë të marrin shërbim në spitalin e Traumës dhe 3 në spitalin e Durrësit. Të gjithë pacientët janë në gjendje të stabilizuar, drejt përmirësimit. Aktualisht shërbimi është I përqëndruar në qendrat 24 orëshe afër zonave të prekura dhe me ekipet mjekësore në terren në hotele ku janë sistemuar banorët e mbetur pa strehë.

Janë kryer 2,500 vizita dhe trajtime mjekësore në hotele ku janë vendosur banorët e mbetur pa strehë si pasojë e tërmetit. 3769 vizita dhe trajtime mjekësore në qendrat shëndetësore 24/7 pranë zonave të prekura nga tërmeti. 435 të semurë kronikë të evidentuar në hotele po marrin trajtimin e nevojshëm me barna.

Në pikat e emergjencës ka nisur vaksinimi kundër gripit për të sëmurët kronikë, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në 5 vjeç, për t’i mbrojtur nga viruset stinore.Deri tani janë kryer 178 vaksinime dhe procesi po vijon në çdo pikë emergjence.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb Controll.: 04/12/2019 09:37

    Melisa u befte 100 vjec, por po te shikosh ne foto keto pipiruqkat e Belindes te shpifet jeta si ka mundesi kjo Belinda eshte kaq e dashur kur sdo femijet e vete. Si duket po merr territor per zgjedhjet e rradhes eshte kantidatje e Rames per deputete ne zonem e Vores.

    Përgjigju
  • redi: 04/12/2019 08:49

    Bashkia e Tiranes ka marre vendim qe per te demtuarit nga termeti, ti sistemoj ne apartamente me qira dhe kjo tregon prokupimin e saj, por nuk do ishte me mire qe pallatet qe jane sot stok dhe i qendruan termetit te fuqishem, te blihen nga shteti dhe jo te ven kot parate per qerat? Kjo do ndihmonte tregun dhe ekonomine si dhe shpejtesine e akomodimit te qytetareve .Dhe banoret e Thumanes ose Lacit qe duan te largohen, te sistemohen ne Tirane ose ne Durres.Keshtu vihet ne eficence ekonomia dhe ulen kostot e strehimit

    Përgjigju
  • asl: 03/12/2019 16:01

    Kur te behem une prift o Lul trapafillua do behesh ti politikan.Je jashte cdo procedure per te qene politikan.E vetmja gje qe mund te besh eshte te kercesh napolonin.Lum si ne per ju.

    Përgjigju
  • Lulushka ka te Drejte ..: 03/12/2019 15:01

    Po Vila jote Lulushke dhe Ajo Apartamenti 160 kudrat ,,ha zu cenua nga Termeti Lulushke .. Se Ty te kemi ,,skemi njerez te tjere te afte...TI je i zoti,,je i lodhur da andeje nga Hollanda dhe neper Botte reth e perwark..dhe da here ne Shqiperi ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin

Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, Apeli i GJKKO-së cakton gjyqtarin që shqyrton ankimimin