Mobilizimi i militantëve nesër në protestë, Rama tallet me Kryemadhin: Zhduk partinë mes turmës (FOTO)

Mobilizimi i militantëve nesër në protestë, Rama tallet me Kryemadhin: Zhduk partinë mes turmës (FOTO)

Kryeministri Edi Rama vijon që të ironizojë drejtuesit e opozitës në lidhje me protestën që kanë paralajmëruar nesër në mbështetje të studentëve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama duke marrë shembull mobilizimin e militantëve të LSI-së në Korçë (lexo këtu) ironizon Monika Kryemadhin teksa shkruan se ‘David Koperfildi zhduku trenin mes Saharasë, Doktorresh Mona zhduk partinë mes turmës”.

Opozita ka nisur mobilizimin e militantëve në rrethe për protestën e të hënës përpara Kryeministrisë. Edhe pse njoftimi për këtë tubim është i studentëve, PD dhe LSI janë hedhur në sulm duke organizuar mbështetësit për të marrë në dorë frenat e protestës dhe shmangur studentët e për rrjedhojë edhe degdisjen e kauzës së tyre.

Postimi i Edi Ramës në Instagram

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tosi sales: 17/12/2018 12:42

    mbajeni nene vezhgim Floida shemtaraqen dhe Kejdi dhembcakallen se ato vetem nje pune dine te bejne te kakarisin si sharebajga ...

    Përgjigju
  • Genti: 16/12/2018 23:59

    Monika boll vodhet 4 vite ne qeveri, rani lepij pjatat, femer e poshter,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Misteri: Ku shkuan 8 tonë ar, që doli nga Thesari në vitin 1968

Misteri: Ku shkuan 8 tonë ar, që doli nga Thesari në vitin 1968