Sezoni i vjeshtës do të jetë plot me ngjyra, forma e materiale të ndryshme. Lëkura dhe ngjyrat neutrale do të dominojnë, por gjithashtu edhe ekstravaganca në përdorimin e ngjyrave.

Palltot dhe xhaketat do të vijnë me ngjyra të ndryshme, një nga karakteristikat e këtij trendi, por që duhet ditur si të përdoret.

Koleksioni i vjeshtës 2014 do të jetë I ndërthurur me hije, tantella dhe forma, ndërkaq të gjitha së bashku i lidh nota transparente.Në këtë koleksion do të gjenden edhe kombinime të modeleve me lule.

Trendi i këtij sezoni u përgjigjet nevojave të të gjithë klientëve, kuj klasikja ndërthuret me modernen më së miri

ATSH