Modeli dhe prezantuesi Klinton Zeqiraj, shumë shpesh ka qenë i përfolur në shtypin rozë kryesisht për jetën e tij sentimentale, paçka se ai ishte fokusuar shumë në atë profesionale.

Vetëm para pak ditësh ai ka shprehur një shqetësim në rrjetin e tij social “facebook”; “A di njeri se ku ka ndonjë plazh nudo?”, ka qenë thirrja e Zeqirajt, status i cili ka marrë menjëherë komente të shumta nga miqtë e tij.

Me sa duket, modeli preferon plazhet nudo, dhe kohëve të fundit e kemi parë duke pushuar në jug të Shqipërisë.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)