Modelja Emina Çunmulaj zë
kopertinën e revistës “Elle”

Modelja Emina Çunmulaj zë<br />kopertinën e revistës “Elle”
Modelja shqiptare, Emina Çunmulaj, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është imazhi i numrit të fundit të revistës “Elle” në Argjentinë.

Është e treta kopertinë e prestigjiozes “Elle”, një revistë që i dedikohet modës luksoze dhe të bukurës, që ka imazh modelen shqiptare. “Kam kënaqësi dhe gëzim të shpërndaj lumturi me ju miqtë të dashur.

Sot, mora lajm nga menaxheri im që jam përfaqësuse në kopertinën e revistës “Elle” Argjentinë. Si fëmijë nuk kam pasur guxim të ëndërroja kaq lart, por sot si adult mund të them se ky është realiteti i jetës sime...I falenderoj shumë nënën dhe babën që më lejuan të dedikohem një karriere botërore tash e 15 vjet”, shkruan Emina.

Ndërkaq, në vitin 2008, Emina ka pozuar për të njëjtin brand në Çeki, ndërsa në Gjermani ajo ka qenë modelja e kopertinës për muajin nëntor-dhjetor të 2009-ës, por edhe për kopertinën e shkurtit të vitit 2010, për të cilën ajo ka dhënë edhe një intervistë. Viti i fundit ka qenë plot angazhime artistike dhe sfilata të ndryshme nëpër botë për Çunmulajn.

emine cunmulaj

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit