Modelja kiliane Daniella Chavez tërhoqi vëmendjen e mediave botërore përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale. Chavez deklaroi se ka kryer marrëdhënie seksuale me Cristiano Ronaldon dhe se disponon një video që e vërteton këtë.
Daniella Chavez pretendon se ajo kishte raport me Cristiano Ronaldon përpara se ylli portugez të takonte Georgina Rodriguez, që tanimë është nëna e fëmijëve të tij. Në vitin 2015, tabloidi britanik The Sun bëri një intervistë ku modelja rrëfeu këtë gjë për herë të parë, por ajo kurrë nuk zbuloi se kishte video që e vërtetonte.
Tanimë modelja nga Kili i është rikthyer sërish historisë, duke shkruar në kanalet e komunikimit. "Nëse dikush ka raport seksual me një person që nuk është partneri i tij, por një individ me mendje të lirë dhe pa shpjegime, a konsiderohet tradhti? Nëse po, a ishin Cristiano dhe unë të pabesë? Ekziston edhe raporti falas. E kam mohuar gjithmone dhe kam sajuar histori per ta shmangur, por nuk mund ta fsheh më. Nuk ka nevojë të shtoj asgjë që nuk është e vërtetë, njoh femra të tjera që kanë dalë me një numër 10 shumë të famshëm në Argjentinë. Madje kam një video për ta vërtetuar raportin tim por nuk mund ta ngarkoj sepse është privatësia e tij dhe ne jemi krejtësisht nudo", shkruan modelja.
Komente







