Modelja kolumbiane rrezikon dënim
me vdekje, u kap me drogë në laptop

Modelja kolumbiane rrezikon dënim<br />me vdekje, u kap me drogë në laptop
Një modele kolumbiane 22 vjeçe rrezikon dënim me vdekje pasi u kap me një qese plastike me drogë të fshehur në laptop.
 
Juliana Lopez është prezantuese e një emisioni televiziv si dhe njohet si futbolliste profesioniste.
 
Si fituese e Miss Kolumbia, ajo udhëtoi për në Kinë për të marrë pjesë në Miss world Medellin, por familja e saj humbi kontaktet.
 
Pasi familjarët kontaktuan me ambasadën kolumbiane, autoritetet kineze bënë të ditur se vajza është arrestuar pasi u kap me drogë, pa specifikuar se për çfarë lloji droge bëhet fjalë.
 
modeljaPosedimi i drogës në Kinës nuk është vetëm e ndaluar, por mund të rrezikosh dhe dënim me vdekje. Për këtë arsye familjarët po mbledhin para për të gjetur një avokat të mirë për të mbrojtur 22-vjeçaren.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron