Modelja Naomi Campbell një nga më të kërkuarat e momentit është një nga të famshmit që ka shfaqur një super mbrojtje për shkak të koronavirusit.

49-vjeçarja ka publikuar foto me maskë në avion dhe me letra higjienike, duke pastruar sipërfaqet e tij.

Ndërsa në foton tjetër ajo është shfaqur e mbuluar me veshjen e posatshme, me dorezat dhe me kapucin plastik.

Modelja ka udhëtuar me avion për shkak të angazhimeve të saj të shumta, por duke u treguar shumë e kujdesshme.